LAJMI I FUNDIT:

Corvette Carbon 65 Edition do të prodhohet në vetëm 650 njësi

Corvette Carbon 65 Edition do të prodhohet në vetëm 650 njësi

Për nder të 65-vjetorit të prezantimit të Chevrolet Corvette, kompania do të lansojë edicionin special CT në New York Auto Show.

Carbon 65 Edition do të jetë i vlefshëm në 2018 Grand Sport 3LT dhe Z06 3LZ.


Kjo pako e re amerikane do të jetë tepër ekskluzive dhe vetëm 650 njësi të Carbon Edition do të jenë në gjithë botën, transmeton KosovaPress.

Ndryshimi i vogël në pajisje te të gjitha modelet e vitit 2018 përfshin radion standarde HD, një opsion të Performance Data Recorder, kamerë të re të pasme dhe një Spice Red të konvertueshëm si opsion kryesor.

Blerësit e Grand Sport, po ashtu, mund të zgjedhin një pako me fre prej qeramikës, pa përfshirë paketën e performancës të Z07.

Një pako e kufizuar e Carbon 65 Edition do të debutojë këtë verë në New York Auto Show.