LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë e krahason Kosovën me Suedinë

Coronavirusi, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë e krahason Kosovën me Suedinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka krahasur Kosovën dhe Suedinë sa i përketë luftës me pandeminë coronavirus.

Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se tash për tash, Kosova qëndron më mirë sa i përket koronavirusit, marrë parasysh numrin e viktimave.


“Kosova, tash për tash, qëndron më mirë se Suedia sa i përket Covid 19 vetëm sa i përket numrit të vdekurve në 1 milionë banorë (6.6 të vdekur në 1 milion banorë në Kosovë) që mund të lidhet deri diku me popullsinë shumë më të re se që e ka Suedia”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

“Suedia dhe Kosova

Covid-19/ Një (pa) krahasim të dhënash

Sistemi shëndetësor i Suedisë është në mesin e sistemeve shëndetësore më të zhvilluara në botë.
Suedia renditet në mesin e pesë vendeve të para në botë për sa i përket vdekshmërisë së ulët të foshnjave.
Është një nga shtetet me mirëqenien më të lartë në botë, me investime të larta në këtë fushë dhe me një sistem arsimor në nivel gati të së përkryeres.

Deri tash ka aplikuar një qasje të lirë sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19, duke mos vënë kufizime në lëvizjen e njerëzve sikur shumica e shteteve të tjera.
I ka 10.333 456 banorë. Deri tash i ka 1580 të vdekur, 40 veç sot. Apo, 153 të vdekur në 1 milionë banorë.

Kosova, në anën tjetër, ka një sistem shëndetësor që me asgjë nuk mund të krahasohet me atë të Suedisë, ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë perinatale të foshnjave në Evropë, një nënfinancim të skajshëm, derisa në situatë të ngjashme janë edhe sistem social dhe ai arsimor.

Në Suedi në 1 km katror jetojnë vetëm 23 banorë, në Kosovë 159.
Nuk është e njëjtë që në kushtet e një “bashkëjetese” me një virus që në një hapësire të njëjtë të jetojnë si 23 si 159 veta.

Kosova, tash për tash, qëndron më mirë se Suedia sa i përket Covid 19 vetëm sa i përket numrit të vdekurve në 1 milionë banorë (6.6 të vdekur në 1 milion banorë në Kosovë) që mund të lidhet deri diku me popullsinë shumë më të re se që e ka Suedia.

Bazuar në këto të dhëna, kemi të bëjmë me dy shtete që nuk ngjasojnë me asgjë, përveç me dy ngjyra të përbashkëta të flamurit”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori