LAJMI I FUNDIT:

“Coronavirusi më shpëtoi jetën” – një rrëfim krejt ndryshe nga të tjerët, nga një 36-vjeçare britanike

“Coronavirusi më shpëtoi jetën” – një rrëfim krejt ndryshe nga të tjerët, nga një 36-vjeçare britanike

Një grua thotë se prekja nga coronavirusi i ka shpëtuar jetën e saj, kur mjekët Covid zbuluan se ajo kishte një gjendje të pa diagnostikuar të zemrës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Angela Schlegel u shtrua në spital pas 11 ditësh simptomash të coronavirusit.


Dhe gjendja e saj në zemër – për të cilën mjekët thanë se mund të ishte fatale – doli në dritë ndërsa ajo ishte në kujdesin intensiv në Spitalin Royal Brompton të Londrës.

Lidhur me këtë, 36-vjeçarja ka thënë: “Thjesht nuk mund ta besoja ndërsa më thanë që zemra ime nuk po funksiononte ashtu siç duhej”.

Ajo fillimisht ishte dërguar në Chelsea dhe Westminster Hospital, më 22 mars, ku skanimet treguan lëng rreth mushkërive dhe zemrës së saj.

Kështu ajo u transferua në Royal Brompton dhe u diagnostikua me eosinophilic granulomatosis me polyangiitis (EGPA)- një gjendje që mund të dëmtojë sisteme të ndryshme organesh në trup, përfshirë zemrën, nyjet, mushkëritë dhe nervat.

Zonja Schlegel tha që ajo ishte kishte vizituar mjekun duke menduar se kishte astmë për dy vjet, por nuk kishte “ide se zemra ime ishte në telashe”.

“Nëse EGPA do të lihej e pa diagnostikuar unë mund të isha e vdekur”.

“Coronavirusi po vinte trupin dhe zemrën time nën një stres dhe mjekët thanë se kjo kishte përshpejtuar EPGA-në time”.

“Kjo më shpëtoi jetën në afat të gjatë, por në afat të shkurtër coronavirusi gati më vrau”.

Zonja Schlegel, e cila kaloi pesë javë në spital, e përshkroi stafin që e trajtoi atë si “të jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori