Coronavirusi prek më së shumti burrat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës
353:"Magen David Adom workers wearing protective clothing, as a preventive measure against the coronavirus arrive to a patient with suspicion of coronavirus, in Jerusalem on April 14, 2020. Photo by Yonatan Sindel/Flash90 *** Local Caption *** קורונה מגן דוד אדום חליפות לבנות מגיעים חולה בית ירושלים וירוס 7:"Flash90
Edhe pse dikush mund të infektohet me Covid-19, duket se kjo sëmundje prek më së shumti burra të moshuar me sëmundje kronike, tregon një studim i ri.
Studimi i publikuar sot në "European Journal of the Heart", zbulon se burrat me sëmundje të zemrës kanë një përqendrim më të lartë të enzimës së caktuar në gjak, e cila konverton ACE2, sesa gratë me sëmundje të zemrës, raporton CNN.
Përqendrimet më të larta të ACE2 mund të çojnë në rritjen e prekshmërisë ndaj coronavirusit, thonë autorët e studimit.
“ACE2 është një receptor në sipërfaqen e qelizës. Ai lidhet me virusin corona dhe lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e shëndetshme pasi të modifikohet nga një proteinë tjetër në sipërfaqen e qelizave”, tha Adrian Vors, profesor i kardiologjisë në Qendrën Mjekësore Universitare Groningen në Holandë, i cili drejtoi studimin. /kp/Telegrafi/