LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi po përhapet në të gjithë Evropën, me gjithnjë e më shumë vende në karantinë

Coronavirusi po përhapet në të gjithë Evropën, me gjithnjë e më shumë vende në karantinë

Kontinenti i Evropës, një pikë e re e nxehtë për pandeminë e coronavirusit, po rrit masat e mbrojtjes.

Përveç institucioneve arsimore, gjithnjë e më shumë vende si Franca dhe Gjermania po mbyllin objektet publike.


Ndërkohë pas Italisë, karantina po imponohet pothuajse në të gjithë vendet tjera.

Spanja dhe Norvegjia janë ndër të fundit që kanë prezantuar masa të rrepta për të luftuar coronavirusin që ka infektuar më shumë se 153,000 njerëz në të gjithë botën, dhe ka mbytur më shumë se 5.788, sipas të dhënave të raportuara nga Reuters, transmeton Telegrafi.

Spanjë

Spanja ka shpallur një karantinë gati të plotë që sonte që do të vendos 47 milionë njerëz dhe ata do të jenë në gjendje vetëm të largohen nga shtëpia për punë ose urgjencë tjetër, siç është blerja e ushqimit.

Spanja është detyruar të veprojë kështu pasi 1,500 persona tjerë u infektuan sot me coronavirus, duke bërë që ky shtet të jetë vendi i dytë më i prekur në Evropë, pas Italisë.

Në total, ka më shumë se 6250 të infektuar në Spanjë, dhe të paktën 193 njerëz kanë vdekur.

Itali

Qeveria italiane ka rënë dakord me sindikatat dhe shoqatat e punëtorëve që do të lejojë punën në fabrika gjatë krizës më të rëndë të Evropës.

“Marrëveshja i bën dobi vendit dhe mbron shëndetin e punëtorëve”, shkruajti kryeministri Giuseppe Conte në Twitter. “Italia nuk po ndalet”, shtoi ai. Disa orë më parë, Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi se 21,157 njerëz ishin infektuar me Covid-19 dhe 1,441 kishin vdekur.

Francë

Kryeministri francez Eduard Philippe njoftoi sot se Franca po mbyll të gjitha objektet publike që nuk janë thelbësore për jetën e vendit në mesnatë, dhe u bëri thirrje francezëve që të disiplinohen rreptësisht gjatë pandemisë së coronavirusit që infektoi 4500 njerëz në vend dhe 91 të tjerë kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit, 12 persona kanë vdekur. Më shumë se 300 raste të rënda janë në kujdesin intensiv, tha kreu i Agjencisë Franceze të Shëndetit Publik, Jerome Salomon.

Gjermani

Berlini ka njoftuar se të gjitha ngjarjet publike janë duke u anuluar dhe të gjitha kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe sporteve, si dhe baret, kazinotë dhe klubet po mbyllen deri të paktën më 19 prill, dhe masa është aktualisht efektive. Vizitat në spitale janë të ndaluara, si dhe shtëpitë e pensionistëve.

Rumania

Rumania shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit. Presidenti Klaus Iohannis tha se gjendja e jashtëzakonshme do të hynte në fuqi të hënën. Masa lejon qeverinë të mbyllë kufijtë dhe të vendosë kufizime për lëvizjen. Numri i rasteve të konfirmuara të coronavirusit në Rumani u rrit në 109 të shtunën në mbrëmje, shtatë më shumë se të shtunën në mëngjes.

Norvegjia

Norvegjia ka njoftuar se për shkak të epidemisë Covid-19, ajo po mbyll portet dhe aeroportet e saj ndërkombëtare dhe shtrëngon kontrollet e kufirit tokësor që nga e hëna. Në një konferencë për shtyp, kryeministrja norvegjeze Erna Solberg shpjegoi se këto ishin masa mbrojtëse epidemike dhe se kufiri “nuk do të vulosej hermetikisht” për të lejuar norvegjezët të ktheheshin në vend, si dhe të importonin ilaçe dhe produkte ushqimore nga jashtë.

Të gjitha institucionet arsimore, si dhe objektet hotelierike, kulturore dhe sportive, tashmë janë mbyllur në Norvegji. Sot, 907 raste të coronavirusit janë raportuar në vend dhe dy persona kanë vdekur.

Mbretëria e Bashkuar  

Mbretëria e Bashkuar ndalon mbledhjet publike që nga java e ardhshme. Analisti politik Robert Peston tha se qeveria planifikon të imponojë mobilizim “si në një kohë lufte”, i cili do të zgjasë pesë deri në 20 ditët e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori