LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi në SHBA, 345 vdekje dhe afro 18,000 raste të reja në 24 orët e fundit

Coronavirusi në SHBA, 345 vdekje dhe afro 18,000 raste të reja në 24 orët e fundit

Pandemia e re e coronavirusit ka mbytur 345 njerëz në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit, sipas një numërimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Tashmë numri i të vdekurve në SHBA ka shkuar në 1.518 nga sëmundja, transmeton Telegrafi.


Shtetet e Bashkuara, më herët kishte 98,925 pacientë të infektuar me COVID-19, dhe ishte vendi me më së shumti të infektuar në botë (98.925), gjithashtu regjistruan pothuajse 18,000 raste të reja brenda një dite.

Por tashmë, nga të dhënat e fundit për coronavirusin, SHBA tani ka kaluar shifrën e mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19.

Sipas Worldometers, Shtetet e Bashkuara kanë mbi 100,000 pacientë me coronavirus.

Në SHBA, janë raportuar 100.392 raste, sipas informacioneve të fundit, shkruan Telegrafi.