LAJMI I FUNDIT:

Coppola: EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë ekspertizë për autoritetet e Kosovës

Coppola: EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë ekspertizë për autoritetet e Kosovës

Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola ka deklaruar se vizitës në Kosovë, kanë diskutuar për mandatin e ri të EULEX-it i cili do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe ekspertizë për autoritetet e Kosovës.

Sipas EULEX-it, ai ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, si dhe me përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare. Ai gjithashtu mbajti takim informues me drejtuesit e lartë të EULEX-it dhe pati rastin t’i drejtohet personelit të EULEX-it.


“Kam kënaqësinë që po e vizitoj Kosovën për herë të parë që nga kur e mora detyrën si Komandant i Operacioneve Civile në muajin shtator. Pata rastin të takohem me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare për të diskutuar për mandatin e ri të EULEX-it dhe punën e vazhdueshme për mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, tha Coppola, i cili theksoi se EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe ekspertizë për autoritetet e Kosovës.

Komandanti i Operacioneve Civile nënvizoi se ky misioni do të vazhdojë të punojë në partneritet me institucionet e Kosovës ndërsa këto të fundit janë duke i marrë përsipër përgjegjësitë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe shtoi se EULEX-i është partneri i besuar i Kosovës në fushën e drejtësisë dhe se bashkëpunimi i mirëfilltë mes EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës është i një rëndësie thelbësore.

Komandanti i Operacioneve Civile ushtron komandë dhe kontroll në nivel strategjik për planifikimin dhe realizimin e të gjitha Misioneve të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje, përfshirë këtu edhe EULEX-in.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori