LAJMI I FUNDIT:

Cook: Nuk do të ketë iPhone me ekran më të madh!

Cook: Nuk do të ketë iPhone me ekran më të madh!

Kohëve të fundit është folur shumë për planet e Apple për krijimin e modeleve të reja të iPhone, ku ndër modelet e ndryshme të cilat janë përfolur ka qenë edhe iPhone Mini dhe një model tjetër i cili vjen me ekran më të madh.

Mirëpo, njësoj sikurse me thashethemet për iPhone Mini, drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka dalur publikisht për t’i mohuar zërat të cilët thonë se kompania amerikane do të lansojë edhe një model tjetër të iPhone i cili do të shquhet për madhësinë e ekranit.

Ai ka thënë se vendimi që iPhone 5 të ketë ekran me 4 inç është marrë pasi që është parë se ky model me këtë madhësi të ekranit do të jetë më kualitativ.


“Kemi menduar shumë për madhësinë e ekranit që do ta ketë iPhone 5, dhe unë mendoj se ne e kemi zgjedh madhësinë më të mirë të mundshme” ka thënë Cook. / Telegrafi /