LAJMI I FUNDIT:

“Conte, i duhuri për Chelsean”

“Conte, i duhuri për Chelsean”

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, thotë se trajneri Antonio Conte është trajneri i duhur që i duhet skuadrës së Chelseat pas formës së dobët të treguar sivjet.

Chelsea, që është akoma kampioni në fuqi, është në pozitën e dhjetë aktualisht teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.


Conte është konfirmuar si trajneri i ardhshëm i Chelseat dhe Fabregas beson që skuadra e tij do të ketë sukses me italianin.

“Kam studiuar pak atë se çka ai bën. Është interesante sepse atij i pëlqen loja ofensive. Skuadrat e tij janë mirë të organizuara. Nga ajo që kam dëgjuar ai është fitues dhe garues i fortë. Kjo na duhet – dikush që na mbështet, na shtynë përpara dhe na bën të punojmë”, ka thënë spanjolli për SkySports.

Para se të udhëhiqte Italinë, Conte udhëhoqi Juven drejt tre titujve të Series A.