LAJMI I FUNDIT:

Coinbase do të pushojë nga puna 1100 punëtorë, pasi që po vazhdon të bie vlera e Bitcoin

Coinbase do të pushojë nga puna 1100 punëtorë, pasi që po vazhdon të bie vlera e Bitcoin

Vetëm para katër muajsh, Coinbase shpenzoi 14 milion dollarë në një reklamë në Super Bowl, reklamë kjo e cila përmbante një kod QR, i cili sillej në ekran dhe që pasi që skanohej, të qonte tek një ueb-faqe ku do të mund të fitonin Bitcoin në vlerë prej 15 dollarëve, vetëm duke u regjistruar.

Por që kjo kompani tani pësoi një rënie të madhe e cila i detyron ata që tu largojnë rreth 1,100 punëtorë nga puna, ose ndryshe 18 për qind të forcës punëtore të saj, kjo sipas një dosjeje të Komisionit Amerikan për Letra me Vlerë dhe Shkëmbim, shkruan The Verge.

Në një postim në faqen e kompanisë, shefi ekzekutiv i Coinbase Brian Armstrong, fillimisht fajësoi kushtet aktuale të ndryshimeve ekonomike që mund të qojnë në një “dimër të kripto valutave” dhe se në pikën e tretë në këtë postim ai tha se kompania ka mbi punësuar, duke bërë me dije edhe se kompania tentoi që të merrte avantazh nga mundësia e tërheqjes javore nga kripto valutat, transmeton Telegrafi.


Para katër ditësh, Armstrong u përgjigj në Twitter ndaj peticioni të një punëtori ku bëhej thirrje për largimin e drejtuesve të kompanisë, peticion të cilin e quajti “budallallëk” dhe ku i “inkurajonte” punëtorët e pakënaqur me situatën aktuale dhe zgjidhjet e propozuara që të japin dorëheqje.

Në peticionin e punëtorëve shkruhej se çështjet e përmendura nuk tingëllojnë aq keq se sa tha Armstrong, ku tutje thanë se kompania kishte bërë punësime “agresive”, pavarësisht se ishte një plan i paqëndrueshëm dhe binte në kundërshtim me strategjitë e kripto industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori