LAJMI I FUNDIT:

CNN: Majlinda Kelmendi është më shumë se një xhudiste e talentuar – ajo është ikona më e madhe sportive e Kosovës

CNN: Majlinda Kelmendi është më shumë se një xhudiste e talentuar – ajo është ikona më e madhe sportive e Kosovës

Majlinda Kelmendi është më shumë se talente e një xhudo – ajo është ikona më e madhe sportive e Kosovës.

Kështu e nis raportin CNN-I, i cili ka publikuar një video të xhudistes tonë në llogarinë zyrtare të saj.

Tutje shkruan se kur lufton Majlinda Kelmendi, një komb i tërë qëndron në këmbë.

Fytyra e saj pushton të gjitha bilbordat e qytetit të saj të lindjes, Pejës, ku bashkëqytetarët flasin me tone të buta për kampionin e parë olimpik të vendit të tyre.

Trashëgimia është e padiskutueshme, me një gjeneratë të re të yjeve kosovare që janë në prag të daljes në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë Distria Krasniqin e Nora Gjakovën, deri te fituesi i medaljes së artë në Grand Slam Paris të Akil Gjakovës.

“Përmes xhudos u bëra dikush”, kishte pohuar Kelmendi për CNN para Lojërave Olimpike të Rio 2016.

“Nuk e bëj për shkak të parave, nuk e bëj sepse dua të bëhem e famshme. E bëj sepse e ndjej xhudon, e dua atë – më bën të ndihem mirë, më bën të ndihem e veçantë”, kishte thënë Majlinda.

Tre shkronjat “KOS”, në anën e pasme të fanellës së Kelmendit janë më shumë se një etiketë origjine – ajo është një deklaratë e guximshme e identitetit për një rajon ballkanik që kishte luftuar për pavarësi.

Kur mbante flamurin e shtetit të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Rio 2016, ajo gjithashtu kishte peshën e një kombi mbi shpatullat e saj. Ajo nuk gaboi.

Kelmendi mundi kampionen botërore Misato Nakamura të Japonisë gjatë rrugës për një përballje të artë me Odette Giuffrida të Italisë.

Një rezultat i vetëm Juko në finale ishte i mjaftueshëm për të siguruar medaljen e parë olimpike të vendit të saj.

“Kjo do të thotë shumë”, tha Kelmendi, e cila filloi të qaj ndërsa u largua nga Rio, pohoi se “njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shikojnë si një heroinë. Sapo ua tregova atyre se edhe pas luftës, edhe pas mbijetesës së një lufte, nëse duan diçka, mund t’ia arrijnë. Nëse duan të jenë kampion olimpik, ata mund të jenë – edhe nëse vijmë nga një vend i vogël, një vend i varfër”, kishte pohuar atëbotë Kelmendi.

Për trajnerin e saj Driton Kuka, i cili ishte arkitekt i suksesit të pejanes, vitet e punës së vështirë më në fund u paguan.

“Ishte “dita më e bukur” e jetës së saj. Ajo ka një shpirt luftarak”, tha Kuka për CNN. “Ajo është gjithmonë e gatshme të japë më shumë se 100 për qind në stërvitje”, shtoi ai.

Shteti evropian me rreth dy milionë banorë u njoh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014, që do të thotë se Kelmendi duhej të ishte e kënaqur me përfaqësimin e ngjyrave të Shqipërisë në Londër gjatë vitit 2012.

E kërkuar nga Azerbajxhani dhe e inkurajuar “të shkojë diku tjetër” nga nëna e saj për të mbështetur familjen, Kuka i kërkoi asaj të mos humbiste shpresën.
“Nuk ishte e lehtë,” pranoi ai. “Familja e Majlindës jetonte në kushte të vështira financiare – ata i kanë bërë presion mbi të për të shkuar, sepse kishte shumë oferta të mira nga shumë vende”.

Por kur ajo mbrojti kurorën e saj në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Botëror të Chelyabisnk 2014, Kelmendi u detyrua përsëri të luftonte pa “KOS” në shpinën e saj – këtë herë në favor të akronimit “IJF”.

Kombi pritës, Rusia ende mbështet pretendimet e Serbisë ndaj territorit të Kosovës dhe refuzoi ta njoh atdheun e saj.

Megjithatë, lufta e Kelmendit ishte fantastike dhe ajo fitoi titullin e saj të dytë botëror, këtë herë duke mposhtur në finale Andreea Chitun e Rumanisë.

Himni i Kosovës nuk u luajt ndërsa qëndronte në majë të podiumit, por ajo e kishte bërë popullin e saj krenarë para syve të udhëheqësit rus, Vladimir Putin.
“Ndjeheshim keq, por ne ishim të motivuar për të arritur një rezultat të mirë dhe e bëmë atë. Majlinda u bë kampione e dyfishtë botërore pikërisht në Rusi”, tha Kuka, i cili e ndihmoi në financimin e saj në ngritjen në karrierë.

Në dhjetor të vitit 2014, Kelmendi u emërua xhudistja më e mirë në botë dhe u dha një shpërblim prej 50 mijë dollarësh nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Ajo ka fituar shumë tituj evropianë dhe Grand Slam, përveç medaljes historike të artë olimpike.

Ndoshta fitorja më e madhe mbetet liria për të përfaqësuar vendin e saj në garat ndërkombëtare.

“Kur u njohëm nga IOC, ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur me Kosovën”, tha Kelmendi.

“Jo vetëm për sportin, por edhe për vendin, sepse tani sportistët dhe fëmijët e vegjël mund të ëndërrojnë të jenë në Olimpiadë dhe të përfaqësojnë Kosovën”, përfundoi Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori