LAJMI I FUNDIT:

Çnjohja e Surinamit, aktivizon aleatët strategjikë të Kosovës

Çnjohja e Surinamit, aktivizon aleatët strategjikë të Kosovës

Lajmi për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Surinamit, bëri bujë të madhe në të gjitha mediat kosovare.

Ndonëse, institucionet e Kosovës nuk kanë pranuar asnjë dokument zyrtar për këtë, zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, publikoi dokumentin e tërheqjes së njohjes nga shteti i Surinamit.


Surinami tërheq njohjen e Kosovës, ende nuk ka konfirmim zyrtar?
Lexo po ashtu Surinami tërheq njohjen e Kosovës, ende nuk ka konfirmim zyrtar?

Letra i drejtohet misionit të Serbisë në këtë organizatë dhe në të thuhet se Surinami ka vendosur ta çnjohë Kosovën dhe të përtërijë marrëdhëniet me Serbinë.

Shefi i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, ka thënë për Telegrafin se MPJ-ja dhe të gjithë aleatët strategjik të Kosovës janë duke u marrë me këtë çështje.

MPJ: Nuk kemi asnjë dokument zyrtar për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami
Lexo po ashtu MPJ: Nuk kemi asnjë dokument zyrtar për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami

“Qeveria e Kosovës nuk ka marrë kurrfarë shkrese zyrtare nga Surinami për revokim të njohjes. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe diplomatët kosovar në New York, Panama dhe Ankara, janë në këshillime intensive me aleatët strategjik të Kosovës, duke e trajtuar këtë çështje me prioritet”, ka thënë Matoshi.

Publikohet dokumenti, sipas të cilit Surinami tërhoqi njohjen e Kosovës!
Lexo po ashtu Publikohet dokumenti, sipas të cilit Surinami tërhoqi njohjen e Kosovës!

Ai ka shtuar se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili tha se “mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e palëkundur dhe e pandryshueshme. Fakti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm”.

Kujtojmë se as nga Qeveria e Surinamit një vendim i tillë eventual nuk është konfirmuar deri më tash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori