LAJMI I FUNDIT:

Çmimin “Azem Shkreli” e fiton Rushit Ramabaja

Çmimin “Azem Shkreli” e fiton Rushit Ramabaja

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nesër do të ndajë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” si dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi.

Çmimi Vjetor për Vepër Jetësore do t’i ndahet shkrimtarit Rushit Ramabaja. Çmimi për prozë “Anton Pashku” shkrimtarit Fatmir Halimi për veprën “Dy vdekje e një jetë”; Çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi do t’u ndahet shkrimtarëve – Ismail Syla për “Atdheu im i ngrysur” dhe Ragip Syla për veprën “Kam drojë për ty”.


Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj do ta ndajnë shkrimtarët Mexhit Mehmeti me “Ecejaket e Hero Lindit” dhe Avni Dehari me “Flakadanë e Lirisë”.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” i ndahet Arben Veselajt për studimin “Tema Kadareane”, ndërkaq çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” i ndahet Orjela Stefasanit për veprën “Njerëzit dhe ingranazhet”.

Laureatët marrin çmimet respektive në bazë të vendimit të jurisë profesionale në përbërje të Hysen Matoshit, Merxhan Abdylit, Brikenë Ceraja- Beka, Shkelqim Millaku dhe Qazim Thaçi.