LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i veturave elektrike nuk do të bjerë në nivelin e atyre me benzinë deri në vitin 2027

Çmimi i veturave elektrike nuk do të bjerë në nivelin e atyre me benzinë deri në vitin 2027

Çmimi është një nga faktorët thelbësorë që ndikon në popullaritetin e automjeteve elektrike.

Nafta përmendet më, dhe konkurrenca e vetme janë hibridët pak më të lirë dhe, natyrisht, benzina.


Një studim i kryer nga BloombergNEF thotë se çmimet e tyre do të barazohen shumë më përpara sesa të parashikohej, raporton Guardian.

Sipas këtij studimi, çmimi i veturave elektrike nuk do të bjerë në nivelin e benzinës deri në vitin 2027, në tregun evropian.

Sipas të njëjtit studim, makinat elektrike pritet të jenë edhe më të lira se rivalët e mundësuar nga lëndët djegëse fosile më së voni deri në vitin 2030.

Shpjegimi i kësaj tendence është investimi i madh i prodhuesve në elektromobilitetin, si dhe përshtatja e një numri në rritje të fabrikave në prodhimin e makinave ekskluzivisht elektrike.

BloombergNEF parashikon kështu që çmimi mesatar i një veture të mesme në vitin 2026 do të jetë 19,000 euro, pavarësisht nga lloji i veturës. /Telegrafi/