Ndërsa për verën, vlen shprehja: Sa më e vjetër, aq më e mirë, për vajin e ullirit nuk mund të thuhet e njëjta gjë.
Pedagogia dhe ekspertja Onejda Kyçyk thotë se vaji mund të ruhet për një periudhë jo më shumë se dy vite dhe kjo duhet bërë përmes garantimit të disa kushteve siç janë; ena në të cilën mbahet, niveli i dritës etj.
Vitin e kaluar pati një rënie të sasisë së prodhuar, kjo edhe për shkak të ndryshimeve klimatike. Por niveli i ulët i sasisë së prodhuar solli rrjedhimisht çmime më të larta.
Ne një intervistë për Scan TV, Kyçyk tha se jo në çdo rast çmimet e larta përligjeshin me cilësi më të mirë. Ka pasur edhe abuzime, ndaj për të parandaluar qarkullimin e një produkti që ka kosto jo vetëm financiare por edhe shëndetësore për konsumatorët, duhet të intensifikohen kontrollet nga autoritetet përkatëse.
Për të dalluar cilësinë, ekspertja tregon edhe disa element, të cilët duhet të mbahen në konsideratë që kanë të bëjnë me shijen dhe aromën që duhet të ketë vaji i ullirit.
Por mospërmbushja e standardeve sa i takon cilësisë nuk ka të bëjë vetëm me një faktor. Konkretisht, diktohet nga niveli i pesticideve të përdorura, mbledhja e ullirit, mënyra sesi ruhet dhe transportohet e deri tek prodhimi dhe shitja. Në vendin tonë, ka mbi 12 milionë rrënjë ulliri, nga të cilat mbi 5 milionë janë thuajse 50 vjeçare.
Ekspertët thonë se në raport me sipërfaqen, Shqipëria ka më tepër në krahasim me vendet e rajonit, por pavarësisht kësaj ne vijojmë që të varemi nga importet, kryesisht nga Italia dhe Greqia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak