LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës tregtohet nën nivelin prej 66 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës tregtohet nën nivelin prej 66 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar e hapi tregtimin qëndrueshem, por ende nën nivelin e 66 dollarë për fuçi.

Ky çmim erdhi nën presion në rënie nga raportet e prodhimit më të lartë të naftës në Rusi, si dhe në përmirësimin e aktivitetit të shpimit të naftës në Shtetet e Bashkuara.

Agjensia ruse e lajmeve Interfax, njoftoi se prodhimi i naftës i Rusisë, ishte rritur në 11.1 milionë fuçi në fillim të qershorit, nga pak më poshtë 11 milionë fuçi në shumicën e muajit maj dhe shumë më lart se prodhimi i saj objektiv nën 11 milionë fuçi si pjesë të marrëveshjes, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, çmimi i naftës ka gjetur mbështetje në raportet e kërkesës së lartë të naftës në Azi. Në Kinë, blerjet e naftës së papërpunuar jashtë vendit mbeten mbi 9 milionë fuçi, pavarësisht nga një rënie të kohëve të fundit. Në Indi kërkesa e karburantit mund të rritet me 3.4 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. /Telegrafi/