LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon rënie të lehtë

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon rënie të lehtë

Nafta e papërpunuar është duke u tregtuar nën niveli 74 dollarë për fuçi, pasi presidenti i Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërcënoi të vendoste tarifa të reja tregtare në Kinë.

Spektri i tarifave mbi një vlerë prej 200 miliardë dollarësh të mallrave kineze ka bërë që mallrat kineze të tregtohen me çmime më të ulëta në tregjet e aksioneve, duke intensifikuar tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Kjo gjendje është ushqyer nga lajmet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të konsideronin kërkesat për heqjen dorë nga sanksionet për shkak të rikthimit në vend të eksporteve iraniane.


“Uashingtoni do të shqyrtojë kërkesat nga disa vende për t’u përjashtuar nga sanksionet dhe për të parandaluar Iranin nga eksportimi i naftës”, tha të martën sekretari i shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo.

Sipas Institutit Amerikan të Naftës, inventarët e naftës bruto të SHBA-ve ranë javën e kaluar me 6.8 milionë fuçi. /Telegrafi/