Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur njëkohësisht nivelin më të ulët në 6 javët e fundit. Të dhënat e publikuara treguan se prodhimi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës preku një nivel të ri rekord, ndërsa furnizimi në Detin e Veriut ka filluar punën me kapacitet të plotë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65 dollarë për fuçi, niveli më i ulët për vitin 2018, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.3 dollarë për fuçi. Që kur arriti nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, prej 71 dollarë për fuçi, në fund të janarit, nafta Brent ka humbur rreth 8 për qind të vlerës.
Analistët mendojnë se tregu i naftës do të vijojë të korrektohet në kahun e poshtëm, për shkak të pritshmërive për rritjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcimit të dollarit amerikan.
Çmimet e naftës po gjenden nën presion edhe për shkak se tubacioni Forties në detin e Veriut filloi punën me kapacitet të plotë. Ky tubacion, që transporton rreth një të katërtën e naftës të prodhuar në Detin e Veriut, u mbyll përkohësisht në ditën e mërkurë, por u rihap të enjten.
Për sa i përket të dhënave, Administrata për Informimin mbi Energjinë rriti parashikimin për prodhimin e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë 2018-së në 10.59 milionë fuçi në ditë, në rritje me 320 mijë fuçi krahasuar me parashikimin e javës së kaluar.
Në anën tjetër, rezervat e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 1.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 2 shkurt, në totalin e 420.25 milionë fuçive. Ndërkohë, konsumi në Kinë i naftës po rritet, pasi të dhënat treguan se, importet gjatë janarit prekën shifrën e 9.57 milionë fuçive në ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Modë apo relaks?
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën