LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës bruto vazhdon të rritet

Çmimi i naftës bruto vazhdon të rritet

Në fund të tregtimit aziatik, nafta e papërpunuar tregtohet rreth 62.28 dollarë për fuçi, e cila jep një rritje prej rreth 1.19 për qind, shkruan Telegrafi.

Çmimi i naftës Bruto vazhdon të rritet për shkak të furnizimeve të reduktuara nga Kanadaja nëpërmjet tubacionit të naftës Keystone, i cili ende nuk është në kapacitet të plotë për shkak të rrjedhjeve që ndodhën në fund të vitit të kaluar. Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Mohammed Barkindo, tha se zbatimi i kufizimit të organizimit të kësaj organizate në janar ishte 133 për qind.

Ndërsa, në anën tjetër çmimi i arit ka rënë për ditën e tretë me radhë për shkak të dollarit që ka thyer një minimum trevjeçar. Aktualisht çmimi i arit është rreth 43.13 dollarë për një gram.

Nafta fillon javën me rritje
Lexo po ashtu Nafta fillon javën me rritje

Euro u dobësua kundrejt dollarit gjatë tregtimit aziatik, i cili u shkëput nga një nivel i ulët trevjeçar që u regjistrua të premten. Aktualisht, euro shkëmbehet për 1.2373 dollarë, që në fillim të tregtimit evropian tregon një fitim prej 0.27 për qind. /Telegrafi/