LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni rritet mesatarisht për 7.3%

Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni rritet mesatarisht për 7.3%

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se çmimi i energjisë elektrike në vend do të rritet për 7.3 për qind.

Komisioni Rregullator për Energji (KRRE) shpalli Vendimin për miratimin e çmimit të EVN Home, sipas blloqeve dhe koeficientëve të rritjes, në kuadër të sistemit të ri tarifor.


Sipas tabelave të publikuara nga KRRE, në tarifën e lartë apo të shtrenjtë, në bllokun e parë deri në 210 kilovat orë, amvisëritë nuk do të paguajnë më shumë sepse EVN kërkon çmim prej 4.35 denarë për to. Aty koeficienti i llogaritjes është 0.99, që do të thotë se ato amvisëritë do të paguajnë rrymë më të lirë për 1 për qind.

Blloku i dytë, përkatësisht ato amvisëri që do të konsumojnë nga 211 deri në 630 kilovat, do të paguajnë për 7% më shtrenjtë energjinë elektrike sepse sipas tabelës së KRRE-së, aty koeficienti llogaritës është 1,07, kurse EVN kërkon 4,69 denarë për kilovat orë.

Ata që hyjnë në bllokun e tretë dhe shpenzojnë nga 631 deri në 1.050 kilovat orë do të paguajnë 20 për qind më shumë energji elektrike. Domethënë atje çmimi do të ishte 5.27 denarë për kilovat orë.

Rritja më e madhe do të jetë për konsumatorët më të mëdhenj. Të gjithë ato që hynë në bllokun e katërt që konsumojnë mbi 1.050 kilovat do të paguajnë 320 për qind më shumë për energjinë elektrike të shtrenjtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori