Çmimet e prodhimit në Kosovë kanë shënuar rritje 0.4% në tremujorin e tretë, krahasuar me çerekun paraprak, ndërsa rritje më të mëdha ka pasur te prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe tapës, përveç mobilieve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse me 5.6%.
Sipas Indeksit të Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë 2017, të publikuar nga ASK, rritje ka shënuar edhe prodhimi i metaleve me 5.1%, prodhimi produkteve kimike 3.2%, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj 2.7% etj.
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te nxjerrja e xehes së metalit -2.8%, prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove -2.5%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -2.3% dhe prodhimi i mobilieve -0.1%.
Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë 2016 çmimet e prodhimit u ngritën mesatarisht 5.6%, ku ngritje më të mëdha ka pasur te nxjerrja e xehes së metalit 48.7%, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 21.6% etj.
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove -2.5%, prodhimi i metaleve -2.4%, prodhimi i produkteve ushqimore -2.4%, prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -1.6%, prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -1.3%, prodhimi i mobilieve -1.1%, prodhimi i pijeve -0.6% dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj -0.2%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'