Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (PPI) gjatë prillit 2018 në Eurozonë mbeti i qëndrueshëm krahasuar me muajin mars të këtij viti, ndërsa u rrit 0.1 për qind në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në prill të 2018-së, krahasuar me muajin prill 2017-së, ky indeks u rrit me 2 për qind në Euroznë dhe me 2.4 për qind në Bashkim Evropian.
Sipas vlerësimeve të Eurostat, përcjell Telegrafi, PPI-ja në industrinë e përgjithshme mbeti e qëndrueshme në eurozonë në prill të këtij viti, krahasuar me muajin mars 2018 edhe pse çmimet u rritën me 0.2 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe me 0.1 për qind për mallrat kapitale dhe mallrat e qëndrueshme të konsumit, ndërkohë që ruajtën stabilitetin për mallrat e paqëndrueshme të konsumit dhe u ulën me 0.4 për qind në sektorin e energjisë. Çmimet në industrinë totale, me përjashtim të energjisë, u rritën me 0.1 për qind.
Ndërsa në bllokun 28-anëtarësh të BE-së, rritja prej 0.1 për qind është për shkak të rritjeve me 0.3 për qind në sektorin e energjisë, me 0.2 për qind për mallrat e ndërmjetme dhe 0.1 për qind për mallrat kapitale dhe mallrat e qëndrueshme të konsumit, ndërkohë që ruajtën stabilitetin për mallrat e paqëndrueshme të konsumit. Çmimet në industrinë totale, me përjashtim të energjisë, u gjithashtu rritën me 0.1 për qind.
Rritjet më të larta në PPI u vërejtën në Greqi me 1.8 për qind, Letoni me 1.1 për qind, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar me 0.7 për qind, ndërsa rëniet më të mëdha në Estoni me 1.4 për qind dhe Itali me 0.7 për qind.
Eurostat-i nënvizon se rritja prej 2 për qind e PPI-së në industrinë totale në Eurozonë në prill të 2018-së, krahasuar me prillin e një viti më parë, është për shkak të rritjes prej 3.8 për qind në sektorin e energjisë, 2.1 për qind për mallrat e ndërmjetme, 1 për qind për mallrat kapitale, 0.9 për qind për mallrat e qëndrueshme të konsumit dhe 0.5 për qind për mallrat e paqëndrueshme të konsumit. Çmimet në industrinë e përgjithshme, me përjashtim të energjisë, u rritën me 1.3 për qind, përcjell Telegrafi.
Sa i përket 28 shteteve anëtare të BE-së, rritja e çmimeve prej 2.4 për qind është për shkak të rritjes me 5.3 për qind në sektorin e energjisë, 2.6 për qind për mallrat e ndërmjetme, 1 për qind për mallrat kapitale, 0.9 për qind për mallrat e qëndrueshme të konsumit dhe 0.8 për qind mallrat e paqëndrueshme të konsumit. Çmimet në industrinë e përgjithshme, me përjashtim të energjisë, u rritën me 1.5 për qind.
Rritjet më të larta në PPI u regjistruan në Estoni me 5.6 për qind, Mbretëri e Bashkuar me 4.7 për qind, Letoni me 4.6 për qind dhe Sllovaki me 4.3 për qind, ndërsa uljet më të mëdha në Irlandë me 1.9 për qind, në pjesën greke të Qipros me 1.8 për qind dhe në Luksemburg me 1.3 për qind. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës