LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës me rënie

Çmimet e naftës po publikojnë humbje për të tretin sesion me radhë, për shkak se shitja masive në tregjet globale ka përfshirë edhe bonot, kriptomonedhat dhe lëndët e para.

Gjithsesi, nafta vijon të qëndrojë në territory negativ për këtë vit. Pavarësisht se Wall Street realizoi humbjet më të mëdha ditore që nga fillimi i vitit 2011 dhe paqëndrueshmëria preku nivelet më të lartë disa vjeçare, nafta ka rënë në masë më të vogël.


Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 63.4 dollarë për fuçi. Që kur indeksi S&P 500 preku nivelin më të lartë në histori në 26 janar, ka humbur rreth 8% të vlerës.

Ndërsa nafta ka rënë me rreth 4.5%, gjatë kësaj periudhe. Një faktor që mund të izolojë naftën nga një rënie më e thellë janë kontratat “futures”. Analistët mendojnë se, tregu aktualisht po karakterizohet edhe nga spekulimet.

Gjithashtu, humbjet mund të kufizohen edhe nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin e naftës me 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në fund të këtij viti. Por, në anën tjetër prodhimi në SHBA është rritur mbi 10 milionë fuçi në ditë, niveli më i lartë që nga viti 1970. /Telegrafi/