LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e materialeve ndërtimore në Kosovë, brenda një viti u rriten me 12 për qind

Çmimet e materialeve ndërtimore në Kosovë, brenda një viti u rriten me 12 për qind
Foto: Ilustrim

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) në tremujorin e dytë 2021 krahasuar me tremujorin paraprak pati një rritje për 6.3 për qind, ndërsa brenda një viti kjo ishte 12.1 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), tremujori i dytë 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se rritje më të madhe kishte te materialet.


“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati një rritje për 6.3 për qind në tremujorin e dytë 2021, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Rritje më të madhe kishte te materialet me 8.6 për qind, pagat me 0.8 për qind, kostot e tjera me 0.7 për qind dhe makineritë me 0.6 për qind. Derisa, rënie e çmimeve vërehet te energjia me 1.4 për qind”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, kur krahasohet tremujori i vitit aktuale me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, IKN pati rritje për 12.1 për qind.

Kjo ngritje, kryesisht u vërejt te materialet me 17 për qind, energjia me 5.9 për qind, makineritë me 2.8 për qind, kostot e tjera me 2.1 për qind dhe dhe pagat me 0.6 për qind.

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te transporti me 6.6 për qind. /Telegrafi/