Inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte 0.7 për qind më i lartë në muajin shkurt 2021 sesa në muajin janar 2021.
Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, shkurt 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te pemët me 4.8 për qind, perimet me 7.6 për qind, duhani me 1.5 për qind, veshjet me 2 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 2 për qind.
IHÇK ishte më i lartë në një mesatare prej 0.7 për qind.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te buka dhe drithërat me 2.6 për qind, mishi me 0.4 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 3.6 për qind, vajrat dhe yndyrat me 8.6 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 0.7 për qind, pije alkoolike me 2.9 për qind, duhani me 4.4 për qind, veshjet me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 3 për qind, pajisjet shtëpiake me 3.3 për qind, produkte farmaceutike me 3.9 për qind, shërbime për transport me 3.5 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave me 2.3 për qind, shërbimet hoteliere me 0.9 për qind, kujdesi personal me 1.8 për qind, shërbimet financiare me 4.2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemët me 10 për qind, perimet me 4.1 për qind, energjia elektrike me 10.8 për qind, blerjet e automjeteve me 1 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 6.5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë