LAJMI I FUNDIT:

Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t’i shesë Barcelona për ta financuar blerjen e Neymarit

Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t’i shesë Barcelona për ta financuar blerjen e Neymarit
Neymar (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Afati kalimtar veror nuk ka përfunduar për Barcelonën, pasi gjiganti katalunas dëshiron të bëjë akoma transferime, ndërsa Neymar është njëri prej tyre.

Mirëpo për ta blerë brazilianin, katalunasit duhet të grumbullojnë fonde përmes shitjes së futbollistëve. Më poshtë jua sjellim lojtarët që Barca planifikon t’i shesë për të siguruar paratë për blerjen e tij:

Philippe Coutinho – 80 milionë euro

Philippe Coutinho (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Blerja rekorde e Barcës pati një sezon zhgënjyes, ashtu që klubi planifikon ta shesë, përkundër se agjenti i tij ka thënë se nuk bën pjesë në listën e shitjeve. Mirëpo, pengesa qëndron në dallimin e madh të kërkesës dhe ofertës, pasi klubet e interesuara refuzojnë ta paguajnë çmimin e tij.


Ousmane Dembele – 80 milionë euro

Ousmane Dembele (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Anësori francez i ka dy cilësi të veçanta, luan me të dy këmbët dhe krijon ritëm të lehtë. Porse, atij i mungon pjekuria dhe sjellja profesionale. Prandaj klubet, si Bayern Munichu, që janë të interesuar për të, hezitojnë ta blejnë.

Samuel Umtiti – 40 milionë euro

Samuel Umtiti (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Nga kjo shitje, Barca nuk do të fitojë shumë, mirëpo qendërmbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e skuadrës, pasi e ka humbur vendin e startuesit në formacion. Nga ana tjetër, Paris Saint-Germani është duke kërkuar që ai të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Neymarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

PSG tundon Lamine Yamalin duke i ofruar kontratën marramendëse që merrte Mbappe

Ndërkombëtare
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Sulmuesi i Gjermanisë që mban breshkat në frigorifer - Tim Kleindienst zbulon pasionin dhe dashurinë e tij për kafshën e veçantë

Sulmuesi i Gjermanisë që mban breshkat në frigorifer - Tim Kleindienst zbulon pasionin dhe dashurinë e tij për kafshën e veçantë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori