LAJMI I FUNDIT:

Climatologët alarmojnë: 350 milionë njerëz do të jenë në shënjestër të valëve vdekjeprurëse të nxehtësisë

Climatologët alarmojnë: 350 milionë njerëz do të jenë në shënjestër të valëve vdekjeprurëse të nxehtësisë

Deri në vitin 2050 më shumë se 350 milionë njerëz që jetojnë në qytete të mëdha do të ndikohen çdo vit nga valët vdekjeprurëse të të nxehtit.

Studimi i ri thotë se edhe nëse shtetet ia dalin të kufizojnë ngrohjen globale për dy gradë Celsius, siç kërkohet nga Protokolli i Parisit, 44 qytetet më të populluara në botë do të ndikohen nga të nxehtit vdekjeprurës, raporton Daily Mail.


Analiza tregon se ky parashikim ogur do të ndodh edhe kur temperatura rritet me vetëm 1.5 gradë, që është më pak nga kërkesa e Protokollit të Parisit, transmeton Telegrafi.

“Ashtu siç nxehet klima, ashtu rritet intensiteti i valëve të të nxehtit”, tha shkencëtari dhe klimatologu Tom Matthews, nga Universiteti “John Moores” i Liverpulit. “Hulumtimet kanë treguar se kjo është pasojë e ngrohjes globale që kemi sot, por mund të presim situatat më ekstreme në qytete kur klima vazhdon të ngrohet”.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se qytetet më të populluara në Pakistan dhe Indi do të përjetojnë situatë më të keqe se në vitin 2015, kur më shumë se 3.000 njerëz kanë vdekur për shkak të ngrohjes.

“Magalopolet do të goditen sidomos për shkak të asfaltit dhe betonit që thithin nxehtësi”, shpjegon Georges Benjamin, drejtor i Shoqatës Amerikane të Shëndetit Publik, i cili shton se arsyeja se pse qytetet më amerikanë nuk janë të prekur aq shumë është se megjithatë kanë përgatitur plane për t’iu përgjigjur valëve të të nxehtit.

Por, pavarësisht procedurave të avancuara, në rastin e ngrohjes së fortë në SHBA, është e sigurt se edhe ata do të goditen shpesh nga valët intensive të ngrohjes! /Telegrafi/