LAJMI I FUNDIT:

Çka thonë Lubonja e Matoshi për bashkimin kombëtar

Çka thonë Lubonja e Matoshi për bashkimin kombëtar

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Halil Matoshi ka vlerësuar se deklaratat rreth bashkimit Kosovë-Shqipëri bëhen vetëm për interesa politike dhe si të tilla janë tërësisht boshe, kurse analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, është për një “shtet më të mirë, e jo një shtet më të madh”.

Matoshi vlerëson se nuk duhet humbur kohë duke u marrë me të tilla deklarata.


Ndërkaq ka thënë se kombi kosovar, sikurse ai shqiptar, është krijuar me intervenimin e Perëndimit.
Pavarësisht kësaj, sipas Matoshit, Serbia i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por jo edhe ata të Kosovës.

“Politika serbe i njeh si komb vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, ndërkaq, shqiptarët e Kosovës i sheh si pakicë etnike”, ka deklaruar ai për “Zëri”.

Tutje, Matoshi ka thënë se kombi kosovar e ka në pronësi të vet shtetin kosovar.
Ai ka theksuar se tani Kosova përbën një komb të ri.

Ndërsa, analisti nga Shqipëria Fatos Lubonja, ka thënë për “Zëri” se “nëse e bëjmë dallimin në mes të etnisë dhe kombit, e me komb nënkuptojmë përkatësinë në një shtet-komb si Zvicra, atëherë nuk ka dyshim se do të ndërtohet ose jemi në procesin e ndërtimit të një kombësie kosovare, në të cilën do të bëjnë pjesë përveç shqiptarëve edhe pakicat.

Lubonja më tutje ka shtuar se ai megjithatë përkrahë tezën se është për një “shtet më të mirë, e jo një shtet më të madh”.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se edhe ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ka bazë.

“Padyshim që ka bazë. Ka bazë në një vullnet historik të shqiptarëve për këtë bashkim. Ka bazë sepse kemi të bëjmë me një etni, se flitet një gjuhë edhe pse me dialekte të ndryshme”, ka thënë Lubonja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori