LAJMI I FUNDIT:

Çka do të ndodh me përmendoret në Maqedoni sipas marrëveshjes me Greqinë?

Çka do të ndodh me përmendoret në Maqedoni sipas marrëveshjes me Greqinë?

Në Maqedoni do të ketë disa ndryshime në të ardhmen për të respektuar nenet e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit.

Dokumentet e qytetarëve, emri zyrtar në hartat ndërkombëtare dhe çdo gjë që është zyrtare në vend do të merr emër tjetër: Republika e Maqedonisë së veriut, Republic of North Macedonia ose Република Северна Македонија. Shkurtimisht vendi do të quhet Maqedonia e veriut, duke anashkaluar Republika për përdorime të shkurtëra.


Në lidhje me përmendoret, në Maqedoni duhet të fillojë një proces rishikues brenda gjashtë muajve pas ratifikimit të marrëveshjes. Pas këtij procesi përmendoret asesi nuk mund të jenë të ngjajshme apo të njejta me të kaluarën helenike antike të shtetit fqinj, Greqinë.

“Në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja e kësaj marrëveshjeje në fuqi Pala e dytë do ta shqyrtojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës së territorit të saj dhe nëse ato në çfarëdo lloj mënyre referojnë në historinë dhe civilizimin helen antik që përbën pjesë përkatëse të trashëgimisë historike ose kulturore të Palës së parë do të ndërmarrë veprime korrigjuese përkatëse me qëllim që në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektimin e trashëgimisë së tillë” thuhet në Pikën II të Nenit 8 të marrëveshjes mes dy shteteve.

Pas ndryshimit të emrit të gjithë dokumente zyrtare do të duhet të ndryshohen, përfshirë këtu edhe pasaportat e qytetarëve.

Me këto ndryshime duhet të përfshihen edhe ndryshimet kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori