LAJMI I FUNDIT:

Çka nuk bën të pastroni me thithëse pluhuri: Rrezikoni prishjen e thithëses, madje edhe goditje nga rryma elektrike

Çka nuk bën të pastroni me thithëse pluhuri: Rrezikoni prishjen e thithëses, madje edhe goditje nga rryma elektrike

Fletët e thata dhe qimet lehtë mund të mbyllin gypin apo filtrin, për këtë shkak aparati nxehet tepër dhe shumë shpesh nuk punon fare

Pastrimi me thithëse pluhuri është mënyra më e shpejtë që ta eliminoni papastërtinë në shtëpi, mirëpo nuk preferohet që çdo gjë “të mblidhet” me këtë aparat shtëpiak, sepse mund të marrë aromë të keqe, të dobësohet apo të prishet, transmeton Telegrafi.


Çfarë nuk do të duhej të pastroni me thithëse pluhuri…

Shtresat e kafes mund të krijojnë myk në thithëse, sepse janë të njoma, madje edhe nëse nuk ju duket ashtu. Veç kësaj, grimcat e saj ngjiten shpejt në pjesët e brendshme të aparatit, kështu që është e pamundur t’i pastroni.

Edhe kafja, edhe kakaoja janë shumë të rrezikshme për thithësen, sepse grimcat e tyre të vogla mund të bllokojnë filtrin, të depërtojnë në motor të thithëses së pluhurit dhe ta prishin.

Dheun dhe fletët e luleve tuaja të dhomës gjithashtu kurrë mos i pastroni me thithëse. Dheun nuk do ta pastroni mirë, por do ta shtypni gjithnjë e më thellë në tepih, nëse është i njomë, mund të shkaktoni edhe ndonjë problem teknik.

Edhe pse ndonjëherë mendojmë që qimet është më e thjeshtë t’i grumbullojmë me thithëse pluhuri, këtë nuk duhet ta bëni sepse ato shpejt mbyllin filtrin, ndërsa forca e thithëses zvogëlohet dukshëm.

Pudra e bebeve, edhe pse duket e thatë, pikërisht përmban vajra të ndryshme të cilat fillojnë të shkrihen nën ndikimin e ajrit të nxehtë.

Kozmetika konsiderohet një ndër armiqtë më të rrezikshëm të thithëses dhe filtrave. Atë pastaj është e pamundshme ta pastroni andaj do të detyroheni t’i zëvendësoni filtrat.

Mielli mund ta shkatërrojë thithësen, prandaj më mirë është ta mblidhni me dorë. Në të kundërtën do t’i mbyllni filtrat dhe pastaj thithësja do të nxehet tepër, ndërkaq motori do të prishet.

Mos pastroni dyshemenë e lagësht! Mund të shkaktoni goditje nga rryma elektrike, mirëpo në rastin më të mirë thithësja mund të krijojë aromë të keqe.

Shumica e njerëzve, kur thyejnë diçka, përdorin thithësen, mirëpo këtë assesi nuk bën ta bëni. Xhami lehtë mund t’i shkatërrojë gypat e thithëses, filtrat dhe qesen në të cilën grumbullohet pluhuri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

A mund ta zgjidhni këtë enigmë: Cili është numri i fundit në një seri numrash?

Stil
Kalo në kategori