LAJMI I FUNDIT:

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Çka mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Sonte në episodin e radhës të “7 Ditë me Panxhën”, do të trajtohen tema të ndryshme ekonomike dhe po ashtu nis një rubrikë e re.

Emisioni fillon me një kronikë e cila shtjellon atë se si ndërlidhet rritja e çmimeve të lëndëve të para me ato të shitjes me pakicë. E një sektor në të cilin po ndryshohen çmimet është edhe ai i plastikës. Për këtë në studio është bashkëbiseduar me Butrint Batallin, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Plastikës.


Në pjesën e dytë të emisionit trajtohet tema për trajnimin e stafit. Për të treguar se a është kosto apo investim trajnimi i stafit,  emisioni “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një kronikë.  Kurse për Akademinë e Resurseve Njerëzore të BPB-së, në studio është zhvilluar intervista me Anita Kosumi Ajetin, udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në Bankën për Biznes.

E pjesa e tretë i kushtohet rubrikës më të re në “7 Ditë me Panxhën”, përmes së cilës do të tregohen ngjarjet ekonomike kryesore që do të mbahen në Kosovë dhe thirrjet e ndryshme për grante. Andaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”.