LAJMI I FUNDIT:

Çka konsiderohet tradhti: Meshkujt dhe femrat kanë mendime të ndryshme!

Çka konsiderohet tradhti: Meshkujt dhe femrat kanë mendime të ndryshme!

Çka saktësisht është tradhtia, dhe a e perceptojnë tradhtinë në mënyrë të njëjtë meshkujt dhe femrat – janë disa nga pyetjet me të cilat kohë më parë është marrë një hulumtim amerikan.

Disa portale amerikane për kontakte online kanë bërë një hulumtim me rreth tre mijë beqarë nga mosha 18 deri në 60 vjeç, transmeton Telegrafi.

Ç’do të thotë saktësisht tradhtia për meshkujt dhe femrat?


Studimi ka zbuluar që 100 për qind e femrave të intervistuarave puthjen e partnerit me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërsa po ashtu mendojnë edhe 86 për qind e meshkujve. 77 për qind e femrave edhe lidhjen emocionale me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërkaq 55 për qind e meshkujve mendojnë kështu.

Gjithashtu rreth 80 për qind e femrave dhe 56 për qind e meshkujve dërgimi i porosive SMS apo flirtin online e konsiderojnë tradhti.

Me gjithë dallimet në perceptimin e tradhtisë, dy të tretat e të intervistuarve kanë hezituar të kurorëzohen me personin i cili i ka tradhtuar. Vetëm 4 për qind e tyre thotë se përfundimisht do të martoheshin me personin i cili i ka tradhtuar.

“Disa njerëz më lehtë falin e disa jo. Megjithatë fjala është për çështje serioze të cilën duhet përballuar dhe e cila mund të paraqesë problem goxha të madh ndërmjet partnerëve. Nëse përballohet, çifti do të krijojë lidhje edhe më të fuqishme”, thonë ekspertët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori