Mihrije Braha në emisionin “…mes nesh” në Tribuna Channel me Teuta Krasniqin që shfaqet të Shtunave në ora 20:45, në temën ku duhej të fliste për “pleqërinë”, thotë se sikur të kishte vetëm një minut të fliste për të.

Megjithatë, Mihrija thotë se kjo është fjala më e shpeshtë që asaj ia shkruajnë nëpër portale dhe rrjete sociale që nuk po din me u plak, dhe thotë se me këtë i kanë ardhur tek hunda.

Por, ajo vazhdon se lum ai që do të arrijë të plaket dhe ta ketë një pleqëri të bukur, përndryshe Braha thotë se pleqërisë nuk i frikohet.


Ajo thotë pendohet se përse nuk ka mbajtur evidencë për koncertet e saj që i ka mbajtur nëpër Evropë.

Ajo më tej thekson se ka pasur raste që të jetë nisur për në koncerte në Evropë me vetëm pesë marka në xhep, dhe të mos e kenë fituar as një cent pasi ashtu ka qenë periudha dhe kultura amatore kur e kanë prezantuar kulturën e bukur të kombit, dhe satsfaksioni i tyre i vetëm ka qenë që kanë dalë dhe kanë pa vetë, dhe gjithashtu i kanë argëtuar bashkatdhetarët dhe se për ta as që i ka shkuar kujt që duhet të ua jap të pakët pesë marka. /Tribuna/Telegrafi/