LAJMI I FUNDIT:

Çka hanë sportistët për të arritur fitoren

Çka hanë sportistët për të arritur fitoren

Lojërat olimpike kanë filluar, mirëpo nuk është ky rasti i vetëm kur sportistët kanë gara disa ditë pandërprerë. Për çdo sfidë të tillë ata duhet patjetër të ushqehen me ushqime të veçanta.

Është shumë me rëndësi që të dinë çdo gjë lidhur me futjen në organizëm të sasisë adekuate të lëngjeve dhe karbohidrateve, transmeton Telegrafi.

Posaçërisht është me rëndësi që në udhëtime ekziston ushqimi me të cilin sportistë është mësuar dhe të cilin e do.

Problemet gastrointestinale te konsumimi i ushqimit para dhe gjatë ushtrimeve janë mjaft të shpeshta.

Për t’i shmangur këto probleme, sportistët patjetër duhet t’i kenë kujdes këto gjëra:

– të konsumojnë lëngje, pije sportistësh, në ved të ushqimit të ngurtë
– të zvogëlojnë ushqimin e pasur me fibra
– të kufizojnë sasinë e kafes dhe të qumështit
– të ushtrojnë intensivisht në mëngjes, kur nuk hanë shumë, që kafjallin ta hanë një natë para ushtrimeve, posaçërisht nëse ushtrojnë herët në mëngjes
– të mos përdorin aspirinë, brufen, diklofen, të kufizojnë marrjen e sorbitolit (alkool i sheqerit i cili lidh ujin)

Para garave sportive rekomandohet që të hanë drithëra, qumësht me yndyrë të pakët, pemë të freskëta apo të konservuara.

Nga artikujt e ëmbël: mafine, xhem dhe mjaltë, ndërsa nga gjellët fasulen, sepse është burim i mirë i fibrave.

Adhuruesve të brumërave në dispozicion u janë spagetat me salcë domateje apo me salcë me yndyrë të pakët, simite, tost.

Zamra mund të merret pas ushtrimeve ose para ushtrimeve, nëse është fjala për trajnim të forcës.

Secili duhet të sigurojë 50 gramë karbo-hidrate apo 10 gramë proteina. Edhe çka mund të përdoret për zamër:

– 250-300 ml suplement të lëngshëm, milk-shake
– 500 ml qumësht me kalori të ulët
– çokollatë e vogël sportistësh dhe 200 ml pije sportistësh
– një apo deri dy filxhanë drithëra nga gjysmë filxhani qumësht
– sandviç me djathë apo mish pule
– një filxhan sallatë pemësh dhe 200 gramë jogurt pemësh
– dy mafine dhe gjalpë kikiriku
– 250 gramë fasule të zier në tost
– 250 gramë patate të ziera me djathë apo kaçkavall
– 150 gramë picë të hollë

Gjatë ushtrimeve racionet do të duhet të jenë të pasura me karbo-hidrate, ndërkaq porcioni do të duhet të përmbajë 50 gramë karbo-hidrate: drithëra, çokollatë sportisti, roladë me xhem, mjaltë apo djathë, dy banane, 60 gramë ëmbëlsirë “zhele”, 100 gramë ëmbëlsirë pemësh, 80 gramë pemë të thata, 120 gramë përzierje të pemëve të thata dhe arrore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori