LAJMI I FUNDIT:

Çka është të ushqyerit shtesë tek fëmijët?

Çka është të ushqyerit shtesë tek fëmijët?

Në jetën e fëmijës suaj, shumë shpejt vjen momenti kur qumështi i nënës ose i përgatitjes së qumështit për foshnje nuk mjafton më për zhvillim të shëndoshë . Kjo ndodh në moshën prej 6 muajsh dhe atëherë duhet të fillohet me futjen e ushqimeve të reja dhe me të ushqyerit përkatës të bebeve – ushqim shtesë (plotësues).

Kur të fillohet me ushqim shtesë  dhe me cilat ushqime? Këtë pyetje herët ose vonë do ta bëjë secili prind, por më e rëndësishme është që të mbahet në mend se për futjen e të ushqyerit shtesë nuk ekziston një ditë ose javë e caktuar e moshës së foshnjës. Ajo që ekziston është korniza e moshës në të cilën shumica e foshnjave janë të gatshme për pranimin e ushqimeve të reja.

Për të filluar me ushqim shtesë të fëmijës suaj do të duhet të prisni deri në moshën 17 javë . Në të njëjtën kohë, të ushqyerit shtesë nuk duhet ta shtyni pas javës së 26-të (sipas rekomandimit të ESPGHAN-it).  Në rastin ideal, me ushqim shtesë mund të fillohet kur fëmija t’i mbush 6 muaj (sipas rekomandimit të WHO-së).

Fëmija juaj në periudhën prej muajit 5 deri në muajin 10 do të fillojë të shfaq interes për ushqim që nuk është vetëm qumësht. Do ta tërheqin shijet e reja dhe teksturat e reja, ndërsa me fillimin e daljes së dhëmbëve, gradualisht do ta zhvillojnë edhe aftësinë e përtypjes.

Për më shumë, vizito www.lino.al