LAJMI I FUNDIT:

Çka është panetone, pse është pjesë tradicionale e festave dhe ku mund ta gjeni?

Çka është panetone, pse është pjesë tradicionale e festave dhe ku mund ta gjeni?

Festat me panetone janë edhe më të mira!

Fundviti është koha më e dashur nga të gjithë, një gjë të tillë e bën atmosfera e ngrohtë që sjellin zbukurimet në qytet dhe secilën shtëpi, bredhi dhe çdo gjë tjetër që krijon atmosferë festive, por të ketë një festë në shtëpitë tona dhe të mungoj në tryeze një ëmbëlsirë nuk ka hijeshi.

Asnjë vakt nuk është i plotë pa ëmbëlsirë, por kur bëhet fjalë për ëmbëlsira tradicionale italiane të Krishtlindjeve atëherë idealja është panetone, e njohur si tortja më e famshme e festave të fundvitit, që na dhuron një shije fantastike.

Panetone është një tortë e butë, jo shumë e ëmbël me maja dhe fruta të thata. Përgatitja e saj ndjek një proces jashtëzakonisht të përpunuar dhe që kërkon shumë kohë – duke marrë mbi 40 orë. E servuar shijshëm, e shoqëruar me një gotë vere të bardhë Grifo është një shtesë e mrekullueshme në tryezën tuaj festive.

A e dini historinë e kësaj ëmbëlsire?

Për këtë ëmbëlsirë ka shumë legjenda, por më e njohura ka të bëjë me një fisnik të ri Milanez, një anëtar i familjes Atellini, i cili ra në dashuri me vajzën e një bukëpjekësi të quajtur Toni. Për t’i bërë përshtypje babait të vajzës, i riu u maskua si ndihmës i një furrtari dhe shpiku një bukë të re, të ngjashme me kekun me fruta. Njerëzit erdhën në furrë me shumicë për të blerë krijimin e ri madhështor të quajtur Pan de Toni – “Buka e Tonit”. Një variant i legjendës e ka Tonin që kursen ditën duke shpikur bukën si një zëvendësim të shpejtë për një ëmbëlsirë që ishte djegur ndërsa ishte përgatitur për një festë të Krishtlindjeve të mbajtur nga Duka i Milanos, Ludovico Sforza.

Ju mund të bleni ëmbëlsira italiane dhe t’i bëni të gjithë të lumtur me mirësinë e tyre. Vizito dyqanin tënd më të afërt – Super Viva dhe dhuro ëmbëlsi e mbarësi për këtë Vit të Ri!

Artikull i sponzorizuar