LAJMI I FUNDIT:

Civil: Qeveria të merr masa urgjente për sanksionimin e radikalëve të punësuar në institucione

Civil: Qeveria të merr masa urgjente për sanksionimin e radikalëve të punësuar në institucione

CIVIL – Qendra për Liri kërkon nga Qeveria dhe institucionet përkatëse të marrin masa urgjente, kritere të ashpra për vlerësimin e njerëzve që punojnë aty dhe menjëherë t’i sanksionojnë të gjithë të punësuarit dhe funksionarët nëse ata shërbehen me gjuhë të urrejtjes dhe nxisin radikalizëm, ekstremizëm të dhunshëm, ose në ndonjë mënyrë kontribuojnë ndaj lartësimit të dhunës, krimit dhe terrorizmit.

Nga CIVIL thonë se përgjegjësia nuk është frazë, por është ndërtim i vazhdueshëm i jetës dhe dinjitetit të qytetareve dhe qytetarëve, mbrojtje e vazhdueshme e vlerave të një shoqërie të civilizuar dhe humane. Sipas tyre për këtë ekzistojnë buxhetet e shteteve.


“‘Shpërblim Nobel për guxim t’i jepet “sulmuesit”, njeriut në Zelandë të Re. Bravo, bravoooo”‘, ka shkruar Tatajana Llazarovske në profilin e saj në Facebook. Ky profil me të vërtetë ekziston, me të vërtetë është e punësuar në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mban uniformën e këtij shteti, ka aftësi që i ka arritur në sistemin tonë arsimor, pranon rrogë nga buxheti që e mbushin të gjithë qytetarët. Llazarovska është e stacionuar në njësi ushtarake me shumicë banorësh shqiptarë, në gjini artilerie, e cila është jashtëzakonisht mobile. Me armët deri te të cilat ka qasje, trajtohet me lehtësi, ndërsa pasojat mund të jenë të mëdha dhe tragjike” thonë nga CIVIL.

Ata shtojnë se edhe pas disa ditëve nga ky mesazh, as Qeveria, as ministria e resorit nuk doli me deklaratë në të cilën do të dëgjojmë se ky person është suspenduar, se i janë marrë lejet për qasje deri te armët dhe se është në hetime për pjesëmarrje eventuale të ndonjë rrjeti ekstremist.

“Për çdo ditë në rrjetet sociale paraqiten mesazhe me përmbajtje radikale të cilat i plasojnë të punësuar nëpër institucione, në administratë dhe në ndërmarrjet publike. Askush nuk përgjigjet për këto. Nëse Qeveria dhe institucionet nuk e gjykojnë dhe sanksionojnë këtë sjellje, kjo do të thotë se e mbështesin. Kjo duhet ndalur!”

“Admirimi për terrorizmin, qoftë nga ISIS, ose për terroristin që vrau pesëdhjetë myslimanë në xhami, racistëve të KKK ose neonacistëve dhe ultra radikalëve në Rusi, Hungari, Poloni, Çeki, Gjermani, Serbi, Shqipëri ose Greqi, është hapi i parë deri te dhuna ekstreme. Distanca nga hapi i parë i arsyetimit dhe nxitjes deri te hapi i dytë, dhuna reale dhe tragjeditë që i shkakton, është e shkurtë. Kjo distancë është më e shkurtë sesa duam të besojmë”, thuhet në njoftimin e CIVIL.

Ekstremizmi në shoqërinë dhe sistemin tonë është operacion shumëvjeçar nga i cili nuk mund të lirohemi nëse heshtet dhe nuk ndërmerret asgjë dhe me heshtje. Ndoshta me vonesë të madhe, por duhet të fillojë menjëherë, sot! Sipas ligjeve dhe standardeve të ligjvënies tonë!

Ata në fund shtojnë se si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, kërkojnë nga institucionet të kujdesen për ligjet, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Civili i gjykon gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e dhunës në çdo formë dhe pret nga Qeveria dhe secila ministri dhe institucion në nivel lokal dhe nacional, të lirohen nga ekstremistët në strukturat e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori