LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: I zhgënjyer nga rënia e mbështetjes, Kurti i ofendoi bashkatdhetarët

Çitaku: I zhgënjyer nga rënia e mbështetjes, Kurti i ofendoi bashkatdhetarët

Nënkryetarja e Partisë Demokrataike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se kryeministri Albin Kurti pasi ka parë rënien drastike në diasporë në sondazhe, sot i ofendoi bashkatdhetarët duke i quajtur analfabetë.

“Albin Kurti i ka parë sondazhet e njëjta nga diaspora që i kemi parë edhe ne. Prandaj, ai sot i ofendoi bashkatdhetarët tonë në diasporë duke i quajtur analfabetë. Edhe PDK-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara rënie votash në diasporë, por ne asnjëherë nuk i kemi ofenduar e përbuzur bashkatdhetarët tonë”, ka shkruar Çitaku në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se Albin kurti e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis.


“Vetë themeluesit e partisë sonë e kanë ngjizur aktivitetin e tyre për çlirimin e Kosovës në diasporë, në mesin e bashkatdhetarëve tonë. Prandaj, duke e respektuar diasporën, ne e kemi respektuar historinë tonë. Pavarësisht se si voton diaspora. Sepse ne diasporën nuk e shohim si votë, por si aset kombëtar. Albini e ka parë diasporën vetëm si votë që e përdor vetëm kur i nevojitet dhe pastaj e braktis. Kështu, ne e dënojmë gjuhën denigruese dhe poshtëruese të kryeministrit ndaj bashkatdhetarëve tonë”, tha Çitaku.

“Albin, rregulloja jetën familjarëve të diasporës në Kosovë! Mjaft i ofendove edhe ata në Kosovë edhe ata në diasporë!”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori