LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Qeveria ia paska mësyer Këshillit të Prindërve, dëshiron ta shuaj çdo zë mospajtues

Çitaku: Qeveria ia paska mësyer Këshillit të Prindërve, dëshiron ta shuaj çdo zë mospajtues

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka akuzuar sot ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve.

Ajo në reagimin e bërë në Facebook, ka shkruar se “Pasi sulmuan brutalisht sindikatën e arsimit, Qeveria ia paska mësyer Këshillit të Prindërve.


“Tashmë është e qartë, qeveria dëshiron ta shuaj çdo zë mospajtues. Secili është cak sulmi, deri në thyerje apo nënshtrim. Mediat, bizneset, sindikatat, madje edhe KFOR-i. Çfarë marrëzije. Prirjet totalitare tashmë janë të qarta. Këmbanat po bien, e indiferenca në këto situata nuk guxon të jetë përgjigje”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve.

Këshilli i Prindërve akuza ndaj ministres Nagavci: Me diktat po tenton të vendosë kush të na përfaqësojë
Lexo po ashtu Këshilli i Prindërve akuza ndaj ministres Nagavci: Me diktat po tenton të vendosë kush të na përfaqësojë

Në një reagim të këshillit thuhet se në maj të këtij viti ministrja Nagavci ka urdhëruar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm një vit pasi është zgjedhur kryesia dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, mandati i të cilëve është katër vjeçar.

“Por përse znj. Nagavci i rishpalli zgjedhjet, – kuptueshëm shtrohet pyetja? Arsyeja kryesore është pakënaqësia e znj. Nagavci me qëndrimet e KP Kosovë ndaj, sidomos, kundërshtimit të mbajtjes së mësimit të shtunave. Dhe, që të hakmerret ndaj dështimit të zëvendësimit të orëve të shtunave, që po ashtu ishte një urdhërim i pabazë, antiligjor e i padrejtë, Ministrja Nagavci ka shpikur ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Këshillin e Prindërve”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve. /Telegrafi/