Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve.
Në një reagim të këshillit thuhet se në maj të këtij viti ministrja Nagavci ka urdhëruar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm një vit pasi është zgjedhur kryesia dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, mandati i të cilëve është katër vjeçar.
“Por përse znj. Nagavci i rishpalli zgjedhjet, – kuptueshëm shtrohet pyetja? Arsyeja kryesore është pakënaqësia e znj. Nagavci me qëndrimet e KP Kosovë ndaj, sidomos, kundërshtimit të mbajtjes së mësimit të shtunave. Dhe, që të hakmerret ndaj dështimit të zëvendësimit të orëve të shtunave, që po ashtu ishte një urdhërim i pabazë, antiligjor e i padrejtë, Ministrja Nagavci ka shpikur ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Këshillin e Prindërve”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.
Më tej ky Këshill thotë se Nagavci po tenton që me diktat të vendosë se kush duhet të përfaqësojë prindërit e fëmijët e Kosovës. Tutje prindërve u është kërkuar që t’i bojkotojnë këto zgjedhje.
Reagimi i plotë:
Zgjedhjet e Ministrisë së Arsimit për këshillin e prindërve
Të nderuar prindër, në maj të këtij viti Ministria e Arsimit, pra znj. Arbërie Nagavci, ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të këshillave të prindërve në gjithë Kosovën. Prej nivelit të klasave, shkollave, komunave e nivel vendi Ministrja na i shpalli njëanshëm zgjedhjet, pa u bazuar në asnjë praktikë e asnjë bazë ligjore. Për kujtim zgjedhje të ngjashme kishte iniciuar Ministria e Arsimit, pra znj. Nagavci, edhe rreth një vit e pak më parë. Fiks më 13 maj 2022 është zgjedhur kryesia dhe kryetari i KP Kosovës. Mandati i asaj kryesie dhe atij kryetari është katërvjeçar.
Por përse znj. Nagavci i rishpalli zgjedhjet, – kuptueshëm shtrohet pyetja? Arsyeja kryesore është pakënaqësia e znj. Nagavci me qëndrimet e KP Kosovë ndaj, sidomos, kundërshtimit të mbajtjes së mësimit të shtunave. Dhe, që të hakmerret ndaj dështimit të zëvendësimit të orëve të shtunave, që po ashtu ishte një urdhërim i pabazë, antiligjor e i padrejtë, Ministrja Nagavci ka shpikur ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Këshillin e Prindërve.
Sipas urdhërit të saj, meqë ka ndryshuar Udhëzimi duhet të ribëhen zgjedhjet. Por gjithkush, që merr vesh nga legjislacioni, e di që asnjë rregull nuk ka efekt prapaveprues. Pra ai justifikim është absurd. Për më shumë, Ministrja ka urdhëruar zgjedhje në muajin qershor, diçka që asnjëherë nuk ka ndodhur e nuk duhet të ndodhë.
Ajo çka po ndodhë është që Ministria e Arsimit po insiston të kryhet sa më shpejt ky formalitet në shkollat e vendit. Përveç në një shkollë në kryeqytet, ku prej tri javësh i dërgon inspektorët e arsimit për të këqyrur çdo detaj të zgjedhjeve në atë shkollë. Arsyeja është që t’i pamundësohet Kryetarit të KP Kosovë, të rizgjidhet. Në këtë mënyrë znj. Nagavci po harxhon kohë të çmuar të mandatit të saj për të vendosur me diktat se kush duhet të përfaqësojë prindërit e fëmijët e Kosovës, në një strukturë vullnetare. Gjersa inspektorët nuk përmbushin asnjë pritshmëri për cilësinë në arsim, ata zellshëm po merren me këtë çështje.
Të nderuar prindër,
kur ka ardhur çështja e këshillit të prindërve deri në këtë pikë që Ministria e Arsimit urdhëron zgjedhje pa asnjë kriter e bazë ligjore në një strukturë vullnetare (që edhe ashtu mezi mbahet), kur Ministria e Arsimit me çdo kusht tenton pamundësimin e vullnetit të prindërve se kush duhet t’i përfaqësojë ata, si dhe kur Ministrja e Arsimit gjen kohë të merret me çështje krejt tretësore, ndërsa asnjë problem të rëndësishmë në arsim nuk ka arritur ta zgjidhë, krejt çfarë na ngelet ne prindërve është t’i bojkotojmë këto zgjedhje.
Këto vetëm zgjedhje nuk mund të quhen. Ky është një tentim i pastër për diktat nga Ministrja Nagavci, me një Udhëzim të shkruar siç do e me kë do vetë. Andaj, këto zgjedhje të paligjshme, të paarsyeshme, të padrejta e në kushte diktati në këshillin e prindërve duhen refuzuar plotësisht: në çdo shkollë, në çdo komunë dhe ato në nivel të Kosovës. Por, të nderuar prindër, angazhimin ynë i drejtë, i pastër dhe vetëm në të mirë të mbrojtjes së fëmijëve tanë do të vazhdojë. Edhe më fuqishëm bile.
Vullneti i prindërve nuk do të mund të ndërrohet me diktat! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Dosja e Prokurorisë: 10 muaj para sulmit në Banjskë, Radoiçiq me grupin e tij u fotografuan para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë
Gërvalla arsyeton Osmanin që s’ia dha dorën në Podujevë
Kërkesat e Vuçiqit karshi Kosovës, Gërvalla: Të vjetra bre
Kurti: Kosova nuk trembet nga kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiqit të koordinuara me Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë