Edhe këtë javë, Cineplexx do të organizojë event shumë atraktiv për të gjithë adhuruesit e filmit. Njëkohësisht, dhuratat dhe shpërblimet nuk do të mungojnë edhe në eventin e 17 majit.

Ky vit ka qenë një vit i suksesshëm për filmat superhero, e sidomos ata të “Marvel”. Duke filluar vitin me Black Panther e pastaj Avengers: Infinity War (dy filma që thyen rekorde të shikueshmërisë), ky vit deri më tani ka qenë shumë i frytshëm për diskutimet e shumta rreth filmave të Marvel.


foto 1 1

Me 17 Maj, pjesë e kësaj liste i shtohet edhe Deadpool 2. Pasi i mbijetoi një sulmi pothuajse vdekjeprurës, Wade Wilson, i shpërfytyruar, përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa gjithashtu po mëson të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.

I portretizuar nga aktori fantastik, Ryan Reynolds, Deadpool 2 nuk është thjeshtë një film superhero. Fillmisht, Deadpool është i pavdekshëm. Mënyra më e mirë për ta transferuar këtë film në një ndër filmat më argëtues nga “Marvel” është duke e ia dhënë anti superheroit në fjalë një karakter qesharak dhe sarkastik.

foto 2 2

Filmi do të jetë premierë botërore me 17 Maj në Cineplexx. Përveç kësaj, do të ketë edhe shumë shpërblime të ndryshme si:

-45 kupona nga Reload
-10 Gift Cards nga Springfield
-2 sete të librave origjinale nga Marvel

foto 3 4

Vlerësimi i filmit të parë në faqën më të madhe të filmit, IMDB, është 8/10, vlerësim i cili pritet të kalohet nga Deadpool 2.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit dhe orareve të filmit klikoni KËTU. /Telegrafi/