Fati i 900 punëtorëve të kompanisë “Feronikeli” nga Drenasi pritet të dihet gjatë ditës së hënë. Më 1 gusht (e hënë) pritet të mblidhet Sindikata e Pavarur e Punëtorëve për të vendosur për hapat e mëtejmë. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i kësaj sindikate, Fehmi Nika.
Ai shpjegoi se gjiganti xehetar-metalurgjik “Feronikeli”, nuk është mbyllur, vetëm se e ka ndalë prodhimin përkohësisht, raporton Gazeta Fjala.
“Jemi në proces e sipër, së shpejti besojmë do të kryhen. Nuk është mbyllur “Feronikeli vetëm për momentin nuk po prodhon. Është mbyllë përkohësisht jo përfundimisht. Vendimet i marrin aksionarët”, ka thënë Nika.
Ai shpreson se prodhimi do të rifillojë pas ditës së hënë.
“Shpresojmë që prodhimi do të fillojë”, është shprehur ai.
Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Feronikelit, Fehmi Nika thotë se kjo kompani nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria e Kosovës, por vetëm qasje në miniera.
“Sa i përket çështjes financiare, ne nuk kemi kërkua me na ndihmua financiarisht Qeveria, po me na dhanë mundësinë me pas qasje në miniera”, ka shtuar ai.
E punëtorët e kësaj kompanie rrogë do të kenë vetëm edhe për një muaj. Pas 30 gushtit për ta nuk do të ketë para.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vazhdimisht deklaron se janë duke punuar për ta larguar nga kolapsi Feronikelin.
Ai nuk harronte ta përmendte faktin se ky gjigant është i rëndësishëm në përgjithësi për ekonominë e Kosovë, pasi të punësuar mban gjithsej 900 punëtorë.
Sipas Mustafës, punëtorët asnjëherë nuk do të rrezikohen që të mbesin pa punë.
“Ne do të jemi të përkushtuar maksimalisht, që ajo e cila është në dorë të Qeverisë, por edhe të agjencive dhe të prodhuesve të energjisë elektrike, që të shohim mundësinë për të ndihmuar. Aktualisht nuk ka rrezik për punëtorët që të mbesin pa punë dhe ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, në atë mënyrë që asnjë prej të tyre të mos mbetet pa punë. Me të ardhurat nga ‘Feronikeli’ ata mbajnë familjet e tyre dhe nuk do të lejojmë që ata të rrezikohen”, kishte thënë ai, shkruan kjo gazetë.
Ndërkohë që Kompania “Feronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës – uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë – përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit.
Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, menaxhmenti i “Feronikelit” paralajmëron se në fund të muajit qershor do të jenë të obliguar të ndalin punën në këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.
Aktualisht punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, afro 900 sish, punojnë me gjysmë orari.
Disa javë më parë “Feronikeli” e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3