LAJMI I FUNDIT:

Cili lloj i veturës vidhet më së shumti

Cili lloj i veturës vidhet më së shumti

Zhbllokimi i një veture nga distanca, gjithnjë e më shumë po bëhet më e zakonshme, paralajmërojnë ekspertët.

Siç njofton kompania britanike e sigurimeve LV General, për dallim prej vitit të kaluar, vjedhjet këtë vit janë shpeshtuar për 59 për qind.


Por, disa modele veturash janë të prekura nga ky shqetësim më shumë se më parë.

Lexus, nga shtatori i vitit 2021, deri në shtator të vitit 2023, pati një rritje të vjedhjeve prej 513 për qind.

Rolls Royce me vlerë mbi 400 mijë euro vidhet për 30 sekonda në Angli - pa pasur nevojë për çelës
Lexo po ashtu Rolls Royce me vlerë mbi 400 mijë euro vidhet për 30 sekonda në Angli - pa pasur nevojë për çelës

Në të njëjtën kohë, Toyota ka paralajmëruar një rritje të numrit të vjedhjeve për 103 për qind, Hyundai për 81 për qind dhe KIA për 76 për qind.

Modelet e veturave që rrezikohen më së shumti janë Hyundai Tuscon dhe KIA Sportage, të cilat përbëjnë 45 për qind të totalit të vjedhjeve të markave të tyre.

Lexus RX dhe Toyota RAV4 janë veturat që vidhen më së shpeshti.

Sipas LV General, vjedhjet e shpeshta po ndodhin si rezultat i shpërndarjes së madhe të pajisjeve që depërtojnë në sistemet e sigurisë së automobilave, duke i bërë ato të zhbllokohen nga distanca. /Telegrafi/