Cilët hapa do të ndërmerrte SHBA-ja për ndalimin e aplikacionit kinez TikTok?
Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha medieve se SHBA-ja do të ndalojë operimin e aplikacionit TikTok në vend.
Si mund të funksionojë ndalimin e këtij aplikacioni?
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zgjidhja e parë do të ishte që Apple dhe Google të hiqnin TikTok nga “dyqanet” e tyre në internet.
Kjo mund të arrihet nëse kompania kineze Bytedance kyçet në “listën e zezë” të Departamentit të Tregtisë, një taktikë e ngjashme e cila u përdor për të ndaluar Google, të ofrojë aplikacionet e saja për Huawei.
Ndërkohë, përdoruesit ekzistues nuk do të pranonin njoftime të reja si dhe instalime të azhurnimit të aplikacionit, megjithëse të njëjtit do ta kishin TikTok në telefonat e tyre.
Kështu, një alternativë më e lehtë do të ishte detyrimi i ofruesve të shërbimeve lokale të internetit që të bllokojnë qasjen në serverët e TikTok.
Kjo do të thotë se videot e publikuara në TikTok nuk do të mund të shikohen përmes faqes së saj të internetit.
India mori një masë të tillë, kur ndaloi TikTok dhe dhjetëra aplikacione të tjera kineze. Ndërkohë, përdoruesit kanë raportuar se nuk kanë mundësi të anashkalojnë bllokimin duke përdorur një rrjet virtual privat (VPN).
Ndërkohë ende nuk u bë e qartë se si Trump do të zbatonte një urdhër të tillë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Një qasje më ndryshe do të ishte ndalimi i instalimit të aplikacionit me urdhër ekzekutiv.
Kongresi tashmë ka votuar në favor të idesë, ndërsa Senati është ende nuk e shqyrtuar atë.
Një mundësi e mëtejshme mund të ndodh që Komiteti për Investime të huaja në SHBA (Cfius) – i cili kryesohet nga thesari i SHBA-së – të ndalojë vendimin e kompanisë Bytedance e cila e kishte blerë aplikacionin Musical.ly kohë më parë, përdoruesit e të cilit u shpërngulën në TikTok në vitin 2018.
Musical.ly ishte në pronësi të një kompanie kineze.
Mirëpo, Cfius ka fuqinë të monitorojë ndërmarrjet që potencialisht paraqesin rrezik të sigurisë kombëtare. Ndërkaq Bytedance nuk e deklaroi me qartësi përvetësimin e aplikacionit asokohe, sakaq komiteti ishte në gjendje të nisë një hetim.
Nëse Cfius kundërshton përvetësimin e Bytedance, i njëjti mund të urdhërojë kompaninë të mbyllë shërbimin e saj në SHBA.
Ndoshta TikTok do të lejohej të operonte në pronësi të ndryshme, madje edhe me ndryshime të brendit.
Kompania Microsoft, thuhet se po e shqyrton mundësinë e blerjes së aplikacionit, duke sugjeruar se tashmë ai do të mund të quhej “Microsoft Teens”.
Gjiganti i teknologjisë amerikane, do të dukej si një “kujdestar” më i besueshëm i të dhënave që grumbullon aplikacioni, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Kur u pyet për mundësinë e një marrëveshjeje të tillë, Microsoft nuk pranoi të komentojë.
Çfarë thotë kompania TikTok me këtë rast?
“100 milionë amerikanë kyçen në aplikacion për t’u argëtuar si dhe për të krijuar kontakte me njerëzit”, potencoi ndërmarrja.
“Kemi punësuar rreth 1,000 persona në ekipin tonë të SHBA-së vetëm këtë vit, dhe jemi krenarë që do të arrijmë të punësojmë edhe 10 mijë të tjerë”, thotë kompania.
“Të dhënat e përdoruesve të TikTok në SHBA janë të ruajtura në SHBA, me kontrolle të rrepta në aksesin e punonjësve. Investitorët më të mëdhenj të TikTok vijnë nga SHBA”, shprehet ekipi.
“Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë, ndërsa vazhdojmë të punojmë që të sjellim gëzim, dhe mundësi për karrierë tek shumë frekuentues”, theksoi kompania TikTok. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger
Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi