LAJMI I FUNDIT:

Cilësia e dobët e armaturës, Dogana nuk e lejon të futet në Kosovë

Cilësia e dobët e armaturës, Dogana nuk e lejon të futet në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mobilizuar Inspektoratin e Tregut për të ngritur sigurinë e produkteve në treg, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe mbrojtjen e konkurrencës.

Siç njoftohet nga MINT, ky mobilizim është koordinuar edhe me Doganën e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë.


“Inspektorët e tregut kanë marrë nga 5 mostra të produkteve ndërtimore ‘shufra çeliku – armaturë φ12mm, të kualitetit B500C’, nga tre importues të ndryshëm”, njofton MINT.

Sipas tyre, mostrat janë testuar në Laboratorin e akredituar dhe për secilën mostër janë testuar nga 8 parametra.

“Referuar raporteve të lëshuar nga Laboratori i akredituar, rezulton që në të tri ngarkesat është shfaqur jo-konformiteti  sipas Standardit EN 10080, prandaj Inspektorati i Tregut ka marrë vendim që produktet e ndërtimit shufra çeliku – armaturë φ12mm të mos lejohen të vendosen në tregun e brendshëm për shkak se të njëjtat nuk plotësojnë kërkesat sipas Ligjit nr. 06/l-033 për Produkte të Ndërtimit, gjegjësisht sipas Standardit përkatës EN 10080”, thuhet në njoftim.

Tutje thekohet se produktet e lartcekura, të të njëjtit prodhues, nuk lejohet të futen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës derisa të mos eliminojnë jokonformitetin e cekur më lartë.

“Po ashtu edhe produktet e njëjta (shufra çeliku – armaturë), të cilat importohen nga prodhues të shteteve të tjera, para hyrjes në tregun e brendshëm, do të verifikohen nga Inspektorati i Tregut i MINT”, thekson ministria.

Inspektorati i Tregut do të vazhdojë me verifikimin e sigurisë së produkteve, në bashkëpunim të ngushtë me operatorët ekonomikë dhe organet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në fuqi.

Po ashtu, njoftohet se Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar hyrjen në treg të 152 pajisjeve elektrike (shporetëve), që bartnin shenjën e konformitetit të Serbisë dhe nuk ishin në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori