LAJMI I FUNDIT:

Cilën qepë për cilin ushqim duhet përdorur: A e përdorni edhe ju gabimisht qepën e verdhë, qepën e kuqe, preshin? (Video)

Cilën qepë për cilin ushqim duhet përdorur: A e përdorni edhe ju gabimisht qepën e verdhë, qepën e kuqe, preshin? (Video)

Nuk janë të gjitha llojet e qepëve për të gjitha gjellët. Nuk është njësoj a i qitni në gjellë qepën ngjyrë të verdhë apo qepën e kuqe, qepën ngjyrë të argjendtë, qepën e ëmbël apo preshin.

Gjithashtu, është me rëndësi të dini edhe se si pritet secili lloj i qepës, transmeton Telegrafi.


Qepa e verdhë

Këtë lloj qepe njerëzit më së shpeshti e përdorin në gatimin e gjellëve. Fjala është për llojin i cili ka shijen më të fuqishme nga qepët e tjera dhe për shumicën e gjellëve është zgjedhja më e mirë. Është e pasur me fibra dietalë. Më e dobishme është kur e imtësoni në kube të imëta.

Qepa e kuqe

Kjo lloj qepe ka shije të mirë nëse nuk zihet dhe prandaj është ideale për hamburgerë, sandviçë. Është e shkëlqyeshme në sallata dhe në ushqimet e përgatitura në skarë. Qepa e kuqe përmban më pak sheqer se sa qepa e verdhë dhe është plot me antioksidantë të cilët zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Pritet në rrathë dhe çdo rreth ndahet me gishta.

Qepa e argjendtë

Kjo lloj qepe është zgjedhje e përsosur nëse dëshironi që ushqimi të ketë më shumë teksturë. Është më kërcëllues se të gjitha të tjerat dhe e shkëlqyeshme për pica, si edhe për ushqime meksikane. Më mirë është kur e pritni në shirita.

Qepa e re

Më mirë është ta hani të freskët, por mund ta përdorni edhe për zierje. Në atë rast, përdoret e tëra bashkë me fletët e gjelbra. Është e popullarizuar në kuzhinat kineze dhe japoneze. Është e pasur me vitaminat K dhe C. Pritet në rrathë.

Preshi

Është më i mirë për sallata dhe kur e përdorni të freskët. Priteni në rrathë të hollë. Shkon shkëlqyeshëm me mish peshku. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori