LAJMI I FUNDIT:

Cilat ushqime nuk duhet të qëndrojnë së bashku dhe pse, por cilat nuk duhen mbajtur në qese

Cilat ushqime nuk duhet të qëndrojnë së bashku dhe pse, por cilat nuk duhen mbajtur në qese

Është zakon i shumicës prej nesh që të gjitha frutat që blejmë t’i mbajmë së bashku, në të njëjtën enë, e njëjta gjë vlen edhe për perimet

Megjithatë, ne po bëjmë një gabim të madh.


Shumë shpesh i mbajmë në enë me këtë frutë, dhe kjo në të vërtetë është frutë klimaterike, kjo do të thotë që ajo frutë e cila fillon pjekjen edhe pas vjeljes, frymon intensivisht, transmeton Telegrafi.

Sapo merr frymë intensivisht, lëshon gaz, një hormon bimor që sinjalizon pjekjen e frutave përreth, gjë që përshpejton prishjen e frutave të tjera.

Për të njëjtën arsye nuk duhet t’i mbajmë domatet dhe kastravecët së bashku.

Domatet janë gjithashtu një perime klimaterike, që do të thotë se ato do të zgjasin më shumë nëse qëndrojnë ndaras nga kastravecët.

Edhe ne gabojmë duke i mbajtur domatet në frigorifer, ndaj shpeshherë nuk kanë një shije të këndshme dhe se do të ishin shumë më e shijshme nëse do të qëndronin në temperaturën e dhomës. Dhe jo vetëm domatet, ja cilat jo perime të tjera nuk duhet të mbani në frigorifer!

Domate, shalqi, patate, qepë… Nuk është e dëmshme t’i mbani në frigorifer, thjesht përshtypja shqisore është shumë më e mirë nëse nuk mbahen.

Teknologët ushqimor kanë shpjeguar gjithashtu se ka ushqime që nuk duhet t’i mbajmë në thasë, e ndër to janë bananet, fiqtë, pjeshkat, kajsitë, kivi, kumbullat, pjepri, domatet dhe kërpudhat.

Këto qese ndikojmë në shkurtimin e afatit, pra në përkeqësim më të shpejtë për shkak të asaj frymëmarrje intensive. Në disa raste, qeset e letrës ju vijnë në ndihmë, edhe më mirë nëse janë të paketuara në kuti, disa kontejnerë ose nëse keni qese pëlhure dhe të ngjashme.

Përsa i përket kërpudhave, ato duhet të mbahen në frigorifer, por nuk duhen larë apo prerë shumë përpara përdorimit, pasi kështu shkurtohet afati i përdorimit, i cili normalisht është maksimumi pesë ose gjashtë ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori