LAJMI I FUNDIT:

Cilat shenja të zodiakut janë më të lehta për t’u mashtruar?

Cilat shenja të zodiakut janë më të lehta për t’u mashtruar?

Ato besojnë gjithçka që dëgjojnë!

Në jetë është e rëndësishme të kemi aftësinë për të përballuar të gjitha situatat e mundshme dhe të kemi “inteligjencën e rrugës” që na ndihmon të mbijetojmë


Por disa shenja të zodiakut janë më të këqija se të tjerat, ato janë naive dhe më të lehta për t’u mashtruar.

Rrallëherë ata nxjerrin një mësim pasi i besojnë me naivitet dikujt që thjesht dëshiron të përfitojë prej tyre, transmeton Telegrafi.

Peshqit

Ndjeshmëria e tyre është e madhe, megjithëse kanë një intuitë të fortë dhe e dinë që e ndiejnë rrezikun, shpesh nuk reagojnë kur është e nevojshme. Sikur kanë një reagim të vonuar. Pastaj ata thonë: “E dija!”

Edhe pas mashtrimit, sado të inatosur të jenë, disa prej tyre sërish do të gjejnë shpjegim për mashtrimin apo gënjeshtrën.

Gaforrja

Mjafton t’u tregohet gaforreve një histori e bukur për lumturinë, dashurinë, familjen dhe shtëpinë. Të ndjekin menjëherë, nuk të thonë asnjë fjalë!

Ato qëndrojnë në një marrëdhënie pavarësisht se çfarë u thotë arsyeja e tyre, sepse nevoja e tyre për të “bërë folenë” është shumë e fortë. Shpeshherë u ndodhë të jenë të mashtruar.

Demi

Demat të cilët janë racionalë, shenjë e fortë tokësore, shumë lehtë bien në kurthin e gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Nuk mund t’i mashtrosh për para, trashëgimi, pronë personale. Por kur bëhet fjalë për emocione të çdo lloji, ato janë të dobëta dhe janë pre e lehtë.

Afërdita e tyre e do dhe e jeton dashurinë. Si një magnet, ajo tërheq dashurinë në jetë, por shpesh ndodh që të tërheqë edhe njerëz krejtësisht të gabuar, të cilët janë aty vetëm për të shijuar pasurinë, paratë, etj. Por kur Demi vjen në vete, atëherë nuk ka shpëtim për ju! /Telegrafi/