LAJMI I FUNDIT:

Cilat këngë më shumë dhe cilat më pak shpërqendrojnë shoferët?

Cilat këngë më shumë dhe cilat më pak shpërqendrojnë shoferët?

Shumë prej nesh dëgjojnë muzikë gjatë drejtimit të veturës, pavarësisht nëse është në radio, një kartë USB, aplikacione si Spotify ose CD të vjetër të mirë

Cilat këngë i shpërqendrojnë më shumë shoferët?


Kënga “Dragostea Din Tei” e grupit O-Zone zë vendin e parë me një “indeks shpërqendrimi” të pabesueshëm prej 78.76%. Edhe pse mund të mos e njihni këtë këngë nga titulli i saj, ne jemi të sigurt që e keni dëgjuar një mijë herë. Është shumë molepsëse dhe ju bën të koteni, gjë që sigurisht nuk është e dëshirueshme kur jeni në timon.

Kënga e dytë që shpërqendron shumë sipas hulumtimit është “Empire State of Mind” nga Jay-Z dhe Alicia Keys. Edhe pse nuk na inkurajon të kërcejmë, kjo këngë ka një kor shumë tërheqës, që është e vështirë të mos e këndosh, transmeton Telegrafi.

Grupi Black Eyed Peas dhe kënga e tyre “Pump It” zuri vendin e tretë sipas kriterit të shpërqendrimit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa i katërti është Michael Jackson me “Wanna be Startin’ Somethin'”. Të dyja këngët kanë një ritëm që është shumë e lehtë për t’i përplasur këmbët tuaja në dyshemenë e veturës dhe kjo është gjëja e fundit që duhet të bëni gjatë vozitjes.

“All About That Bass” nga këngëtarja Meghan Trainor renditet e pesta në listën e këngëve më shpërqendruese për shoferët.

Cilat këngë shpërqendrojnë më pak shoferët?

Studiuesit zbuluan se kënga “Circle of Life” nga filmi i animuar “The Lion King” kishte “indeksin e shpërqendrimit” më të ulët nga të gjitha këngët e përfshira në studim, me 18.91%.

Një tjetër këngë që definitivisht nuk do t’ju shpërqendrojë gjatë vozitjes është balada “Wonderful Tonight”, e realizuar nga Eric Clapton.

E treta në listë është kënga “Brothers In Arms” nga Dire Straits. Është një këngë me ritëm shumë të ngadaltë, gjë që e bën atë ideale për të dëgjuar në makinë, kur keni nevojë për përqendrim maksimal.

Himni i bamirësisë “We Are the World” është një ritëm të ngadaltë renditet e katërta në listën e këngëve që më pak shpërqendrojnë shoferët, me Bee Gees dhe hitin e tyre të vitit 1967 “To Love Somebody” në vendin e pestë. /Telegrafi/