LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë programet e partive politike, për qeverisjen e mirë? (Video)

Cilat janë programet e partive politike, për qeverisjen e mirë? (Video)

Në emisionin “Përballje zgjedhore” – bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për RTV Dukagjini – me përfaqësuesit e subjekteve politike është diskutuar për programet e tyre në qeverisjen e mirë – në transparencë dhe llogaridhënie.

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje ka thënë se qeverisja e mirë nuk është administratë.


“Administrata është vetëm një segment i qeverisjes së mirë. Qeverisja e mirë nënkupton llogaridhënie”, ka thënë Pantina, duke shtuar se deputetët dhe politikanët duhet t’u mbesin besnikë parimeve të tyre.

Ajo ka akuzuar kandidatin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, për mos përgjegjësi gjatë kohës së udhëheqjes së Ministrisë së Financave.

Ndërkaq, Dardan Velija nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se plani i tyre për qeverisjen e mirë – në tetë vitet e ardhshme – do të jetë në shtëpinë e secilit qytetar.

“Mendoj që e kemi një plan që deri më tani nuk ka pasur kush të tillë. E kemi parë që PDK-ja e ka rrit qeverinë në mënyrë enorme me numrin e ministrive vetëm për t’i kënaqur egot e tyre”, ka thënë Velija.

Në momentin kur Velija është atakuar nga bashkëbiseduesit se LDK-ja ka qenë në koalicion qeverisës me PDK-në, Velija ka theksuar se “LDK-ja ka qenë në koalicion të zorit”.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se programi i AAK-së është program i elaboruar. Ai ka thënë se në rast se AAK do të vije në pushtet, atëherë do të ketë vendim për Demarkacionin dhe Asociacion që Qeveria e kaluar nuk ka arritur t’i marrë.

Në anën tjetër, Jetmir Bakija nga organizata joqeveritare “Demokraci + ”, duke komentuar programet e secilës parti politike, ka theksuar se deri më tani askush nga partitë nuk ka dhënë program të detajuar.

“Koalicioni PDK-AAK-Nimsa nuk ka program të shkruar, fjalët e tyre janë hajgare, janë fjalë boshe, retorikë pa ka asgjë konkrete. LDK-ja tri pikat e para në program i ka të ngjashme me ato të 2014-ës dhe deri tani ende nuk e kanë bërë publike në ueb-faqen e tyre. Kurse, Vetëvendosje i ka publikuar 40 pika të programit të tyre, por nuk janë të detajuara aq mirë”, ka thënë Bakija, duke kërkuar që premtimet që jepen në fushata duhet të jenë specifike dhe të realizohen ato. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori